Mëngjes dhe Mbrëmje/9 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 9

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 9 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Unë do të jem Zoti i tyre.”

Jeremia 31:33

I Krishterë, këtu ke gjithçka që mund të kërkosh! Për të qenë i lumtur, ty të nevojitet diçka që mund të të kënaqë apo jo? Dhe a nuk të mjafton e gjitha kjo? Nëse do të mund ta zbrazje këtë premtim në kupën tënde, a nuk do të thoshe bashkë me Davidin: “Kupa ime po derdhet; ajo që kam ia kalon asaj që mund të më dëshirojë zemra”. A nuk të bën ty përmbushja e fjalëve “Unë jam Zoti yt” pronarin e gjithçkaje? Dëshira është po aq e pangopur sa mortja, por Ai që përmbush çdo gjë mund ta përmbushë edhe atë. Kush mund ta masë madhësinë e dëshirave tona? Por pasuria e pamasë e Perëndisë i mbush ato deri në buzë dhe madje bën që ato të derdhen. Unë të pyes: a nuk ndihesh i plotë kur Perëndia është i yti? A dëshiron diçka tjetër përveç Perëndisë? A nuk të mjafton gjithëmjaftueshmëria e tij për të të kënaqur, nëse gjithçka tjetër do të përfundonte keq? Mirëpo, ti dëshiron diçka më shumë sesa kënaqësia e qetë, ti digjesh nga dëshira për lumturi marramendëse. Eja fryma ime, dëgjojë këtë muzikë parajse në këtë zotërim tëndin, sepse Perëndia është Krijuesi i Qiellit. As muzika që del nga instrumentet më të ëmbla, as ajo që buron nga telat hyjnorë, nuk mund të krahasohet me melodinë që del nga premtimi i ëmbël: “Unë do të jem Zoti i tyre”. Ja ku kemi një det të thellë lumturie, një oqean pa fund hareje. Eja, hidhe frymën tënde në të, noto në të për një epokë të tërë dhe nuk do të dalësh kurrë në breg, zhytu thellë në të për gjithë përjetësinë dhe nuk do t’ia gjesh fundin. “Unë do të jem Zoti i tyre”. Nëse kjo nuk i bën sytë e tu të shkëlqejnë dhe zemrën tënde të rrahë fort me lumturi, atëherë dije se nuk ke një frymë të shëndetshme. Por ti do diçka që shkon përtej kënaqësive të tanishme – ti lakmon diçka për të cilën mund të shpresosh, dhe ku ka shpresë më të madhe sesa përmbushja e premtimit madhështor: “Unë do të jem Zoti i tyre”? Ky është kryevepra e të gjitha premtimeve, dhe shijimi i tij e bën qiell e tokë një parajsë të vërtetë. Thithe palcën dhe limfën që të jep ky zotërim. Jeto në lartësinë e privilegjeve të tua dhe gëzohu me një hare të papërshkrueshme.


Mbrëmje

“I shërbeni Zotit me gaz.”

Psalmi 100:2

Kënaqësia në shërbesën hyjnore është një shenjë pranimi. Ata që i shërbejnë Perëndisë fytyrëvarur, sepse janë duke bërë diçka që nuk i kënaq, nuk i shërbejnë Atij aspak. Adhurimi i tyre ka vetëm formën, por atij i mungon jeta. Perëndisë sonë nuk i nevojiten skllevër për të zbukuruar fronin e Tij. Ai është Zoti i perandorisë së dashurisë dhe dëshiron që shërbëtorët e Tij të kenë veshur uniformën e gëzimit. Engjëjt e Perëndisë i shërbejnë Atij me këngë dhe jo me psherëtima, madje edhe një murmurimë a psherëtimë e vetme do të konsiderohej si një shenjë rebelimi në radhët e tyre. Bindja që nuk vjen nga zemra është në fakt mosbindje, sepse Perëndia sheh zemrën dhe nëse e kupton se i shërbejmë Atij të shtyrë nga detyrimi dhe jo sepse e duam Atë, me siguri do ta hedhë poshtë flijimin tonë. Shërbesa që shkon krah për krah me gazin është shërbim që rrjedh nga zemra, pra për pasojë është e vërtetë. Zhvisheni të Krishterin nga gatishmëria e hareshme që e karakterizon dhe e keni lënë atë pa provën e sinqeritetit të tij. Nëse një burrë çohet me forcë për në betejë, nuk është fare atdhetar, por ai që çan përpara me sy plot shkëlqim dhe fytyrë rrëzëlluese duke kënduar: “Sa bukur është të vdesësh për atdheun,” dëshmon se është i sinqertë në atdhetarinë e tij. Gazi është mbështetja e forcës sonë sepse vetëm në Zotin jemi të fortë. Madje shërben si kapërcyes vështirësish. Na bën po aq mirë neve sa edhe vaji rrotave të një vagoni treni. Pa vaj, boshti nxehet shpejt dhe ndodhin aksidentet. Nëse kemi mbetur pa gazin e shenjtë që të na i vajosë rrotat, fryma jonë do të bllokohet nga lodhja/mërzia. Njeriu që i shërben Zotit me gaz, dëshmon se bindja është vetia e tij, dhe vetëm ai mund të këndojë:

“Bëj që të eci sipas urdhërimeve të Tua,
Është një rrugë e këndshme.”

Lexues lejomë të ta bëj një pyetje: A i shërben ti me gaz Zotit? Le t'i tregojmë njerëzve të botës, të cilët mendojnë se besimi ynë është skllavëri, se për ne është burim gëzimi dhe kënaqësie! Le ta shpallë gazi ynë se i shërbejmë një Zoti të mirë!