Mëngjes dhe Mbrëmje/24 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 24

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 24 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes, 24 Janar

“Me siguri Ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të shpezëve.”

Psalmi 91:3

Perëndia i çliron njerëzit e Tij nga laku i gjahtarit të shpezëve në dy mënyra. Ka një çlirim parandalues, por ka edhe një shpëtues. Së pari, ai i shpëton nga laku, pra nuk i lë të bien në të, dhe së dyti, edhe kur bien në lak, i nxjerr ata jashtë tij. Premtimi i parë ka shumë vlerë për ca e ca, ndërsa i dyti është më i miri që mund të bëhet për disa të tjerë. “Ai do të të çlirojë nga laku”. Si do ta bëjë këtë? Telashet janë shpesh mjeti që Zoti përdor për të na çliruar. Perëndia e di se kompromisi ynë me mëkatin shumë shpejt do të na çojë drejt shkatërrimit, dhe në mëshirën e Tij Ai dërgon purtekën. Ne themi: “Përse e bëre këtë?”, duke mos e ditur se hallet që na zunë ishin i vetmi mjet për të na shpëtuar nga një e keqe më e madhe. Të shumtë janë ata që i kanë shpëtuar në këtë mënyrë një fundi të keq në sajë të vuajtjeve dhe kryqeve të tyre, sepse ishin pikërisht këto që i trembën zogjtë duke mos i lënë të binin në lak. Ka raste të tjera kur Perëndia i mban njerëzit e tij larg lakut të gjahtarit të shpezëve duke i falur atyre fuqi të madhe, në mënyrë që kur ata të tundohen për të bërë të keqen të thonë: “Si mund ta bëj unë këtë ligësi të madhe, dhe të mëkatoj kundër Perëndisë?” Mirëpo, sa bekim i madh është se edhe nëse vjen ora e ligë kur një besimtar bie në rrjetë, Perëndia megjithatë ndërhyn dhe e nxjerr atë jashtë saj. O ti që bie shpesh në mëkat, pikëllohu, por mos u dëshpëro. Ti që ke bredhur andej këndej, dëgjo se ç’të thotë Shpenguesi yt: “Kthehuni o fëmijë të përdalë, unë do të kem mëshirë për ju”. Mirëpo, ti mund të thuash se nuk kthehesh dot ngaqë tashmë je rob i mëkatit. Atëherë dëgjoje premtimin e Tij: “Me siguri Ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të shpezëve”. Me siguri do të të nxjerrë nga e keqja ku ke rënë, dhe megjithëse nuk do të pushosh kurrë së penduari për udhët e tua, Ai që të ka dashur nuk do të të mohojë kurrë. Ai do të pranojë ty, duke të falur gëzim e hare, me qëllim që edhe kockat që Ai t’i theu të mund të galdojnë. Asnjë zog parajse nuk do të vdesë në rrjetën e gjahtarit të shpezëve.


Mbrëmje

“Por Marta… ishte krejt e zënë nga punët e shumta.”

Lluka 10:40

Faji i Martës nuk ishte pse shërbente, sepse tek e fundit gjendja e shërbëtorit i shkon për shtat çdo të Krishteri. “Unë shërbej”, duhet të jetë motoja e të gjithë princave të familjes mbretërore të qiellit. Nuk duhet ta fajësojmë atë as sepse ishte “zënë me punë të shumta”. Asnjëherë nuk mund të themi se kemi bërë shumë për Zotin tonë! Bëfshim gjithçka mundemi, qofshin kryet, zemra dhe duart tona të angazhuara në shërbim të Mësuesit! Nuk duhet ta fajësojmë atë se ishte e zënë me punë duke përgatitur një gosti për Mësuesin e saj. Lum Marta për mundësinë që pati për të sajdisur një mysafir kaq të veçantë, dhe lum si ajo për dëshirën për t’u dhënë me mish e me shpirt pas këtij shërbimi. Gabimi i saj ishte se “u zu me kaq shumë punë” sa e harroi vetë Jezusin, duke pasur në mendje vetëm shërbimin që duhej bërë. Ajo e lejoi shërbimin që të bëhej më i rëndësishëm se përbashkësia, duke bërë që një detyrë t’ia zinte frymën tjetrës. Brenda nesh duhet të jemi edhe Martë edhe Mari: duhet të shërbejmë shumë dhe në të njëjtën kohë le të kemi përbashkësi të ngushtë. Për këtë na nevojitet shumë hir, sepse është më lehtë të shërbesh se sa të kesh përbashkësi. Jozueut, për asnjë çast, nuk iu lodh dora duke luftuar kundër Amalekitëve, por Moisiu që lutej majë kodrës, pati nevoje për dy ndihmesa që ia mbanin lart krahët. Sa më frymëror të jetë ushtrimi aq më shpejt lodhemi duke e bërë atë. Frytet më të zgjedhura janë më të vështirat për t’u arritur, po kështu sa më hyjnor të jetë hiri aq më i vështirë bëhet kultivimi i tij. Të dashurit e mi, edhe pse nuk duhet t’i lëmë pas dore gjërat e jashtme, të cilat janë mjaft të mira në vetvete, duhet të bëjmë gjithçka të mundshme për të shijuar përbashkësi personale dhe të gjallë me Jezusin. Bëni kujdes të mos e lini pas dore të ulurit në këmbët e Shpëtimtarit, edhe nëse ky bëhet me pretekstin se po i shërbeni Atij. Gjëja më e rëndësishme për shëndetin e frymës, gjëja më thelbësore për lavdinë e Tij dhe gjëja e parë për dobishmërinë tonë, është ruajtja e përbashkësisë së pandërprerë me Zotin tonë Jezus, duke bërë kujdes që përshpirtshmëria jetëdhënëse e besimit tonë të ruhet mbi çdo gjë tjetër në botë.