Mëngjes dhe Mbrëmje/19 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 19

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 19 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“E kërkova, por nuk e gjeta.”

Kantiku i Kantikëve 3:1

Më thuaj ku e humbe shoqërinë e Krishtit dhe unë do të të them vendin më të mundshëm se ku mund ta gjesh Atë. A mos e humbe Krishtin në kthinë duke mos u lutur aq sa duhet? Atëherë shko ta kërkosh dhe atje ke për ta gjetur Atë. A mos e ke humbur Krishtin për shkak të mëkatit? Atëherë nuk ke rrugë tjetër veçse të heqësh dorë nga mëkati dhe t’i kërkosh Frymës së Shenjtë të ta “presë” gjymtyrën ku struket dëshira mëkatare. A mos e humbe Krishtin duke e lënë pas dore leximin e Shkrimit të Shenjtë? Atëherë shko tek Shkrimi se aty do ta gjesh Atë. Është e vërtetë fjala e urtë që thotë: “Aty ku le diçka, aty do ta gjesh”. Pra, kërkojeni Krishtin aty ku e keni humbur, sepse Ai nuk ka lëvizur prej andej. Mirëpo, të kthehesh prapa për ta gjetur Krishtin është një nga gjërat më të vështira në këtë botë. Xhon Buniani na tregon se si copa e rrugës që bëri shtegtari për t’u kthyer tek Limani i Rehatisë, ku edhe kishte humbur rrotullën e tij, ishte më e vështira që ai kishte përshkuar ndonjëherë. Është më lehtë të ecësh 20 milje përpara se të kthehesh një milje prapa për të gjetur dëshminë e humbur. Bëni kujdes pra që kur ta gjeni Zotin tuaj të kapeni fort pas Tij. Po si ndodhi vallë që e humbe Atë? Askujt nuk ia merrte mendja se ti mund të largoheshe ndonjëherë prej një shoku kaq te vyer, prania e të cilit është kaq e këndshme, fjalët e të cilit kaq ngushëlluese, dhe shoqëria e të cilit kaq e çmuar për ty! Si ndodhi vallë që nuk i mbajte sytë gjatë gjithë kohës tek Ai nga frika se mos e humbisje? Mirëpo, meqë ishe ti ai që e la të ikte, mëshirë të madhe po kërkon tani tek psherëtin me vajtim: “Oh sikur ta dija ku ta gjeja atë!” Vazhdo ta kërkosh, sepse rrezikon shumë po të mbetesh pa Zotin. Pa Krishtin je si dele pa bari, si pemë me rrënjë të thara nga mungesa e ujit, si një gjethe e vyshkur në një stuhi, e shkëputur nga pema e jetës. Kërkoje Atë me gjithë zemrën tënde dhe Ai do të të gjejë ty! Veç jepu me mish e me shpirt pas kërkimit dhe vërtetë po të them që do ta gjesh Atë për gëzimin dhe harenë tënde!


Mbrëmje

“Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet.”

Lluka 24:45

Atë që e pamë dje mbrëma duke sqaruar Shkrimet, e shohim edhe sot tek hap mendjen. Vërejmë se ka shumë bashkëpunëtorë në veprën e Tij të parë, por askush tjetër veç Tij nuk mund ta realizojë veprën e Tij të dytë. Të shumtë janë ata që mund t’ia sjellin Shkrimet mendjes, por Zoti është i vetmi që mund ta përgatisë mendjen për t’i përvetësuar Shkrimet. Pikërisht këtu Zoti Jezus ndryshon nga të gjithë mësuesit e tjerë, sepse ata arrijnë veshët e nxënësve të tyre, ndërsa Ai mëson zemrat. Ata përqendrohen tek transmetimi i jashtëm i njohurive, ndërsa Ai të ngjall dëshirën e brendshme për të vërtetën, përmes së cilës ne dallojnë shijen dhe frymën e saj. Të pashkollët kthehen në dijetarë të lëçitur në shkollën e hirit kur Zoti Jezus përmes Frymës së Tij të Shenjtë u zbulon atyre misteret e mbretërisë dhe u fal atyre vajosjen hyjnore përmes së cilës bëhen të aftë të shohin edhe të padukshmen. Lum ne në e paçim mendjen e kthjellur e të forcuar prej Zotit tonë! Sa të shumtë janë njerëzit me dituri të thellë që janë të paditur në gjërat e përjetshme! Ata njohin vetëm germat vrastare të zbulesës, pa qenë të aftë të dallojnë frymën e gjallë brenda tyre, duke pasur një perde mbi zemrat e tyre që sytë e arsyes mishërore nuk mund ta çajnë dot. Në këtë gjendje ishim edhe ne deri pak kohë më parë! Ne që tani shohim ishim dikur të verbër, për ne e vërteta ishte si bukuria në errësirë, një gjë e pavënëre dhe e shpërfillur. Po të mos kishte qenë për dashurinë e Jezusit, ne do të dergjeshim edhe sot në padituri të thellë, sepse po të mos na e kishte hapur Ai mendjen me anë të hirit, ne nuk do të kishim më shumë shanse për ta arritur njohjen hyjnore sesa një foshnjë që mund t’i ngjisë piramidat ose një struc që mund të fluturojë gjer tek yjet. Universiteti i Jezusit është e vetmja shkollë ku mund të mësohet e vërteta e Perëndisë, sepse shkollat e tjera mund të na mësojnë se çfarë duhet besuar, por vetëm Krishti do të na tregojë rrugën drejt këtij besimi. Le të ulemi në këmbët e Jezusit, dhe me lutje plot zell të kërkojmë ndihmën e Tij të bekuar në mënyrë që mendjet tona të errësuara të ndriçohen dhe intelekti ynë i mangët të mund të ngërthejë gjërat hyjnore.