Mëngjes dhe Mbrëmje/10 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 10

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 10 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Më pret gati kurora e drejtësisë.”

2 Timoteut 4:8

Ti dyshues, ti ke thënë shpesh: “Kam frikë se kurrë nuk do të shkoj në parajsë”. Mos ki frikë! Të gjithë njerëzit e Perëndisë do të shkojnë atje. Më pëlqejnë fjalët origjinale të dikujt që teksa vdiste shpalli me të madhe: “Nuk kam frikë se po shkoj në shtëpi, i kam dërguar të gjithë atje përpara meje, gishti i Perëndisë është tek rezja e derës sime dhe unë jam gati që të hyj brenda”. “Mirëpo,” tha dikush, “A nuk ke frikë se mos e humbet trashëgiminë tënde?” “Jo,” iu përgjigj ky i fundit, “jo edhe jo, është një kurorë në qiell që engjëlli Gabriel nuk e vinte dot dhe ajo kurorë nuk i bën asnjë koke përveç simes. Është një fron në qiell mbi të cilin Apostulli Pal nuk u ul ndonjëherë, dhe ai ishte bërë për mua, dhe unë do të ulem mbi të”. O i Krishterë, çfarë mendimi i gëzueshëm, pjesa jote e trashëgimisë është e sigurt! “Mbetet, pra, një pushim”. “Por, a mund ta humbas unë atë?” Jo, nuk mundesh, sepse është i garantuar. Nëse jam fëmijë i Perëndisë, unë nuk do ta humbas atë. Është i imi me po të njëjtën siguri sikur të isha atje. Eja me mua besimtar, dhe le të ngjitemi majë malit Nebo dhe të vështrojmë prej andej tokën e premtuar, madje edhe Kanaanin. A nuk e sheh vallë atë lumthin e vdekjes që vezullon aty poshtë, dhe përtej tij a nuk i sheh kulmet e qytetit të përjetshëm? A nuk e sheh vallë vendin përrallor dhe banorët e tij të lumtur? Dije pra, nëse do të fluturoje mbi këtë vend do të shihje të shkruar mbi një nga pallatet e tij, “Ky mbetet për filan fëstëkun dhe ruhet vetëm për të. Ai do të rrëmbehet për të jetuar përgjithmonë me Perëndinë”. Ti dyshues i mjerë, shikoje trashëgiminë e lavdishme sepse është e jotja. Nëse beson në Zotin Jezus, nëse je penduar për mëkatet e tua, nëse të është ripërtërirë zemra, ti je një nga njerëzit e Zotit dhe është një vend që është rezervuar për ty, një kurorë që të pret vetëm ty, dhe një harpë e vënë mënjanë posaçërisht për ty. Askush tjetër nuk mund ta marrë pjesën tënde, sepse është rezervuar në qiell vetëm për ty, dhe ti do ta zotërosh atë shumë shpejt, sepse nuk do të ketë frone bosh në lavdinë hyjnore kur të zgjedhurit të jenë mbledhur në qiell.


Mbrëmje

“Në mishin tim do ta shoh Perëndinë.”

Jobi 19:26

Vëreni objektin e pritjes së devotshme të Jobit: “Do ta shoh Perëndinë”. Ai nuk thotë: “Do të shoh shenjtorët”, megjithëse edhe kjo do të ishte një lumturi e papërshkrueshme, por thotë “Do ta shoh Perëndinë”. Nuk thotë: “Do të shoh portat ngjyrë perle, muret prej diaspri, do të sodis kurorat e arta”, por thotë: “Do ta shoh Perëndinë”. Kjo është e gjithë esenca e parajsës, kjo është shpresa e gëzueshme të gjithë besimtarëve. Ata janë të lumtur që e vështrojnë Atë tani me sytë e besimit përmes mjeteve të hirit. Ata presin me padurim që ta shohim Atë në Darkën e Zotit dhe në lutje, por atje në qiell shikimi i tyre do të jetë i qartë dhe i pakufizuar dhe kështu do ta shohin “Atë ashtu siç Ai është”, duke u bërë plotësisht të ngjashëm me Të. Ngjashmëri me Perëndinë? E çfarë mund të dëshirojmë më tepër. Dhe një pamje të Perëndisë? E çfarë ia vlen të kesh më tepër? Disa e lexojnë vargun “Në mishin tim do ta shoh Perëndinë”, duke gjetur aty një aluzion të nënkuptuar të Krishtit, si “Fjala që u bë mish”, dhe të pamjes së lavdishme të Tij që do të jetë shkëlqimi i ditëve të fundit. Nuk dihet nëse është kështu ose jo, por sidoqoftë është e sigurt se Krishti do të jetë objekti i shikimit tonë të përjetshëm, dhe as nuk do të kërkojmë ndonjë gëzim më të madh sesa shikimi i Tij. Mos mendoni se kjo do të jetë një sferë e ngushtë e cila i përket vetëm mendjes. Është një burim kënaqësie i vetëm, por megjithatë ai është i pafundmë. Do të mund t’i sodisim të gjitha atributet e Tij, nuk kemi pse druhemi se ato do të mbarojnë. Veprat e tij, dhuratat e Tij, dashuria e Tij për ne, dhe Lavdia e Tij në të gjitha synimet dhe veprimet e Tij, të gjitha këto do të përbëjnë një temë që do të jetë gjithmonë e re. Patriarku mezi priste të shihte këtë pamje të Perëndisë si një kënaqësi personale. “Do ta shoh unë vetë, dhe jo një tjetër.” Filloni të përfytyroni pamjet e lumturisë qiellore, mendoni se si do të jenë ato për ju. “Sytë e tu do të sodisin bukurinë e Mbretit Tënd”. I gjithë shkëlqimi i kësaj toke zbehet dhe zvetënohet teksa i hedhim sytë drejt Tij, por ka një shkëlqim që nuk zbehet kurrë, një lavdi që nuk zvetënohet asnjëherë: “Do ta shoh Perëndinë”.