Mëngjes dhe Mbrëmje/17 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Versioni më 12 Prill 2011 17:47 nga Pcain (Diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 17

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 17 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).



Mëngjes

“Pastaj pashë Qengjin që rrinte në këmbë në mal të Sionit.”

Zbulesa 14:1

Apostulli Gjon pati fatin e madh të shihte brenda portave të qiellit dhe përshkrimi i vizionit të tij nis me fjalët: “Pastaj pashë Qengjin!” Kjo na mëson se objekti kryesor i soditjes sonë kur të jemi atje lart është “Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës”. Asgjë tjetër nuk ia tërhoqi vëmendjen apostullit aq sa personi i asaj Qenieje Hyjnore, e cila na shpengoi të gjithëve me gjakun e Tij. Ai është në qendër të këngëve të të gjithë frymëve të përlëvduara dhe ëngjëjve të shenjtë. I Krishterë, ja ku është burimi yt i gëzimit: ti ke vështruar dhe ke parë Qengjin. Përmes lotëve, sytë e tu kanë parë Qengjin e Perëndisë tek hiqte mëkatin tënd. Gëzohu pra! Pas pak kohe, kur lotët të jenë fshirë nga sytë e tu, ti vetë do të shohësh të njëjtin Qengj të ngritur lart në fronin e Tij. Përbashkësia e përditshme me Zotin Jezus është gëzimi i zemrës tënde, dhe ti do të kesh të njëjtin gëzim në qiell madje në një nivel edhe më të lartë. Ti do të kënaqesh me soditjen e vazhdueshme të pranisë së Tij, dhe do të banosh me Të përgjithmonë. “Pastaj pashë Qengjin!” Pse? Sepse ai Qengj është vetë qielli dhe siç thotë i miri [Samuel] Radhërford: “Qielli dhe Krishti janë e njëjta gjë!” Pra, të jesh me Krishtin do të thotë të jesh në qiell, dhe të jesh në qiell do të thotë të jesh me Krishtin. Ky i burgosur i Zotit shkruan në një nga letrat e tij më mbresëlënëse: “O Zoti im Jezus Krisht, nëse do të isha në qiell pa ty, për mua ai do të ishte ferr, dhe nëse do të isha në ferr, por të isha me ty, për mua do të ishte parajsë, sepse ti je gjithë qielli që më nevojitet”. A është e vërtetë kjo o i Krishterë, apo jo? A nuk thotë kështu edhe fryma jote?

“Të gjitha harpat atje lart
Nuk mund ta bëjnë një vend qiellor,
Po qe se Zoti atje nuk banon,
Ose fytyrën e Tij e mbulon.”

Që ti të ndihesh i bekuar, madje tej mase i bekuar, të nevojitet një gjë e vetme: “Të jesh me Krishtin”.


Mbrëmje

“Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij [Davidi] dhe filloi të shëtisë në tarracën e pallatit mbretëror.”

2 Samuelit 11:2

Pikërisht në atë orë Davidi pa Bathshebën. Asnjëherë nuk i shpëtojmë tundimeve. Tundimet e të ligut na arrijnë qoftë kur jemi në shtëpi ashtu edhe kur ndodhemi diku gjetkë. Agimi lind me rreziqet e tij dhe hijet e muzgut mbartin kërcënime të tjera. Ndihen të sigurt ata që janë nën mbrojtjen e Perëndisë, por mjerë ata që kuturisin nëpër botë, apo madje guxojnë të sillen vërdallë nëpër shtëpi të paarmatosur. Ata që e mendojnë veten të sigurt, janë më të prekshëm nga rreziqet se sa të tjerët! Armëmbajtësi i Mëkatit është pikërisht Vetëbesimi i tepruar.

Davidi duhet të kishte shkruar të luftonte nëpër betejat e Zotit në vend që të qëndronte në Jerusalem, ku u dha pas rehatisë së luksit, sepse këtu lexojmë që u ngrit nga shtrati në mbrëmje. Përtacia dhe luksi janë çakejtë e djallit, përherë në kërkim të gjahut të bollshëm për të. Në ujërat e moçalit gëlojnë gjallesa vdekjeprurëse, ndërsa në tokën e papunuar shumë shpejt mbin një mori barërash të këqija dhe gjembaçësh. O dashuria e Jezusit që na shtrëngon fort pas Tij, bëj që të jemi aktivë dhe të dobishëm! Kur e shoh Mbretin e Izraelit tek çohet me përtaci nga divani pasi ka rënë muzgu dhe menjëherë bie në tundim, më tingëllon një kambanë alarmi dhe e thërras vigjilencën e shenjtë që të më bëjë roje tek porta.

A është e mundur që mbreti të ishte ngjitur në tarracë për t’u tërhequr nga bota për kohën e tij të qetë? Nëse është kështu, atëherë po na jepet një paralajmërim i mrekullueshëm se asnjë vend, sado i fshehtë qoftë, nuk na siguron mbrojtje nga mëkati! Meqenëse zemrat tona janë si kuti shkrepësesh, dhe shkëndijat për t’i ndezur ato i gjejmë me bollëk gjithandej, duhet të bëjmë shumë kujdes në të gjitha rastet për të mos marrë zjarr. Satani mund t’i ngjitet çative dhe të hyjë nëpër dollapë, dhe megjithëse mund t’ia mbyllim derën atij shejtani të ligë, vetë prishja jonë mjafton që të na çojë drejt shkatërrimit po të mos ishte për hirin parandalues. Lexues, ki kujdes nga tundimet e mbrëmjes! Mos fli mbi dafina! Vërtetë dielli po perëndon, por mëkati sapo ka aguar! Na duhet një gardian për natën, siç na nevojitet edhe një roje gjatë ditës! O Frymë e bekuar, na ruaj nga i ligu sonte! Amen.