Mëngjes dhe Mbrëmje/31 Janar
Nga Gospel Translations Albanian
(Faqe e re: {{info|Morning and Evening/January 31}} ====Mëngjes==== ''“Zoti drejtësia jonë.”'' '''Jeremiah 23:6''' Oh, ç’paqe, qetësi dhe lehtësim të madh e mbush të Krishterin sa h...)
Versioni momental që nga 11 Mars 2010 19:34
By Charles H. Spurgeon
About Devotional Life
Chapter 31 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje
Translation by Elton Tahirllari
You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).
Mëngjes
“Zoti drejtësia jonë.”
Jeremiah 23:6
Oh, ç’paqe, qetësi dhe lehtësim të madh e mbush të Krishterin sa herë që mendon rreth drejtësisë së përsosur të Krishtit! Sa shpesh ndodh që të shenjtët e Perëndisë janë zemërlëshuar e të trishtuar? Nuk mendoj se ata duhet të bien në këtë gjendje. Nuk mendoj se atyre do t’u ndodhte kështu po t’i mbanin gjithnjë sytë tek përsosmëria e Krishtit. Ka disa që flasin gjithë kohës për prishjen, dhe shthurjen e zemrës, dhe ligësinë e lindur të frymës. Kjo është shumë e vërtetë, por pse të mos shkojmë pak më tutje dhe t’i kujtojmë vetes se jemi “të përsosur në Krishtin Jezus”. Nuk është për t’u habitur që ata që e kanë mendjen tek prishja e tyre kanë një pamje kaq të pikëlluar, por po t’i kujtonim vetes se “Krishti është bërë drejtësi për ne”, me siguri që do të na përmirësohej humori. Nuk ka shqetësim që të më mundojë, madje edhe sikur vetë Satani të më sulmonte! Megjithëse kjo jetë mund të ketë shumë gjëra të tjera për t’u përballuar përpara se të ngjitem ne qiell, ato janë bërë të gjitha për mua në besëlidhjen e hirit hyjnor, nuk ka asgjë që të më mungojë në Zotin tim, sepse Krishti e ka kryer veprën e Tij një herë e përgjithmonë. Mbi kryq Ai tha: “U krye!”, dhe nëse u krye atëherë unë jam i plotë në Të dhe mund të gëzohem me gëzim të patregueshëm dhe plot me lavdi: “Duke pasur jo drejtësinë time që është nga ligji, por atë që është nga besimi në Krishtin: drejtësia që është nga Perëndia, me anë të besimit”. Në këtë anë të qiellit nuk do gjeni njerëz më të shenjtë sesa ata që e njësh me zemrën doktrinën e drejtësisë së Krishtit. Kur besimtari thotë: “Unë jetoj vetëm në Krishtin, mbështetem vetëm tek Ai për shpëtimin tim, dhe besoj se sado i padenjë qofsha, jam prapë se prapë i shpëtuar në Krishtin”, atëherë ngrihet si motiv falënderimi ky mendim i tij: “Vallë, për këtë mund të jetoj tjetër përveç Krishtit? A nuk do ta dua dhe t’i shërbej Atij, meqenëse jam shpëtuar nga meritat e Tij?” “Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta”. Nëse jemi shpëtuar nga drejtësia me të cilën jemi veshur, kjo drejtësi do të jetë për ne më e shtrenjtë sesa bebja e syrit.
Mbrëmje
“Atëherë Ahimatsi filloi të vrapojë nëpër rrugën e fushës dhe e kaloi Etiopasin.”
2 Samuelit 18:23
Nuk është e rëndësishme vetëm të vraposh, por më e rëndësishme është rruga që ti përshkon: këmbë të shpejta që rendin kodrave e luginave nuk mund ta ruajnë ritmin e një udhëtari më të ngadaltë që ecën fushave. Si i kam punët me udhëtimin tim frymëror? A po i ngjitem me vështirësi kodrës së veprave të mia dhe a po zbres përroskave të turpeve dhe përpjekjeve të mia, apo po vrapoj në shtegun e sheshtë të “Beso dhe jeto”? Sa gjë e bekuar është të presësh në Zotin me anë të besimit! Fryma vrapon pa u lodhur dhe ecën pa u rraskapitur në rrugën e besimit. Krishti Jezus është udha e jetës, dhe ai është një shteg i drejtë, një rrugë e kënaqshme, një xhade e përshtatshme për këmbët e lëshuara dhe gjunjët e dobët të mëkatarëve fërgëllues: a jam duke ecur në këtë rrugë ose jam duke u joshur prej një shtegu, si ai që mund të më premtojnë dredhitë e klerit ose metafizika? Lexoj për rrugën e shenjtërisë se shtegtari, edhe sikur të ishte i pamend nuk do ta ngatërrojë atë, a nuk jam çliruar nga arsyeja krenare dhe jam sjellë porsi një fëmijë i vogël që të mbështetem në dashurinë dhe gjakun e Jezusit? Nëse është kështu, me anë të hirit të Zotit do t’ia kaloj vrapuesit më të fortë që ka zgjedhur një tjetër shteg. Duhet ta kujtoj këtë të vërtetë për fitimin tim në mes të shqetësimeve dhe nevojave të mia të përditshme. Të shkoja menjëherë tek Perëndia do të ishte gjëja më e zgjuar që do të mund të bëja në këtë rast, pa u sjellë rreth e për qark më parë tek ky apo ai mik. Ai i njeh nevojat e mia dhe mund t’i lehtësojë ato; kujt vallë tjetër mund t’i drejtohem përveçse Atij përmes thirrjes së drejtpërdrejtë të lutjes dhe argumentit të çiltër të premtimit. “Rruga e sheshtë i bën të gjithë vrapues”. Unë nuk kam pse humbas kohë duke folur me shërbëtorët kur mund të shkoj drejt e tek Zoti i tyre. Gjatë leximit të kësaj pjese vura re se në qoftë se njerëzit hahen me njeri-tjetrin në punë të përditshme dhe gjithmonë njëri ia kalon tjetrit, unë duhet të kem zellin solemn për të vrapuar në mënyrë që të fitoj. Zot, më ndihmo t’i ngjesh ijët e mendjes sime, dhe të mund të nxitoj përpara drejt çmimit të thirrjes sime të lartë të Perëndisë në Krishtin Jezus.