Mëngjes dhe Mbrëmje/27 Janar
Nga Gospel Translations Albanian
(Faqe e re: {{info|Morning and Evening/January 27}} ====Mëngjes==== ''“Dhe ne të gjithë morëm prej plotësisë së tij.” '' '''Gjoni 1:16''' Këto fjalë na flasin për plotësinë që ë...)
Ndryshimi më pas →
Versioni i 11 Mars 2010 19:26
By Charles H. Spurgeon
About Devotional Life
Chapter 27 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje
Translation by Elton Tahirllari
You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).
Mëngjes
“Dhe ne të gjithë morëm prej plotësisë së tij.”
Gjoni 1:16
Këto fjalë na flasin për plotësinë që është në Krishtin. Në Të gjendet as më pak e as më shumë por vetë mbushullia hyjnore, “sepse tek Ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.” Mirëpo, në Të gjendet edhe mbushullia e njeriut të përsosur, sepse në Të vetë Hyjnia na u zbulua në trup. Në gjakun e Tij gjendet plotësia e efektshmërisë së shlyerjes, sepse “gjaku i Jezus Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.” Në jetën e tij gjendet plotësia e drejtësisë shfajësuese, sepse “tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezus”. Në plotësinë e Tij ka pushtet hyjnor, sepse “mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta”. Ka një plotësi fitoreje në vdekjen e Tij, sepse duke vdekur, Ai shkatërroi atë që kishte pushtetin e vdekjes, Satanin. Ka një plotësi efektshmërie edhe në ringjalljen e tij nga të vdekurit, sepse falë saj “rilindemi për një shpresë të gjallë”. Ka një plotësi ngadhënjimi në ngjitjen e Tij, sepse “kur u ngjit lart, Ai e burgosi robërinë, duke marrë dhurata nga njerëzit”. Ka një plotësi bekimesh të çdo lloji e forme, një plotësi hiri për të falur, hiri për të rilindur, hiri për të shenjtëruar, hiri për të ruajtur dhe hiri dhe për të përsosur. Ka plotësi për të gjitha situatat, një plotësi ngushëllimi në mes të vuajtjeve dhe një plotësi udhëheqjeje në kohërat e bollëkut. Një plotësi e çdo atributi hyjnor, në daç urtësi, fuqi, a dashuri, një plotësi sa e vështirë për t’u kuptuar aq edhe e vështirë për t’u studiuar e tëra. “Sepse Atit i pëlqeu që në Të të banojë e gjithë plotësia.” Oh ç’plotësi duhet të jetë kjo prej së cilës marrin të gjithë! Duhet të jetë vërtetë plotësi, nëse burimi rrjedh pa ndërprerje, dhe megjithatë uji del prej tij po aq i bollshëm, po aq gurgullues, po aq i shumtë sa përherë. Eja besimtar dhe plotëso këtu nevojat e tua! Sa më shumë që të kërkosh aq më tepër do të marrësh sepse kjo “plotësia” jonë është e pashtershme dhe ruhet aty ku mund ta arrijnë të gjithë nevojtarët, në Jezusin, Emanuelin – Perëndia me ne.
Mbrëmje
“Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.”
Lluka 2:19
Nga çfarë shohim këtu, kjo grua e bekuar i ushtronte të tre aftësitë e saj qenësore: kujtesën – ajo i ruante të gjitha këto gjëra, ndjenjat – i ruante të gjitha në zemrën e saj, dhe intelektin – ajo meditonte rreth tyre, kështu që të tre ato, kujtesa, ndjenjat dhe intelekti, viheshin në punë rreth gjërave që ajo kishte dëgjuar. Shumë i dashur, kujtohu për ato kohë kur dëgjoje për Zotin tënd Jezus dhe për gjithçka Ai ka bërë për ty! Shndërroje zemrën tënde në një tas floriri plot me manna për të ruajtur kujtimin e ushqimit hyjnor me të cilën je ushqyer kohë më parë. E fshehtë kujtesa jote porsi thesar gjithçka në lidhje me Krishtin që ke ndjerë, ditur ose besuar, dhe më pas ndjenjat e tua të dashura le të kapen fort pas Tij përngaherë. Duaje personin e Zotin tënd! Nxirre enën e alabastrës së zemrës tënde, edhe nëse është e thyer, dhe le të rrjedhë vaji i çmuar i dashurisë tënde mbi këmbët e Tij të shpuara. Lëre intelektin tënd të mendojë rreth Zotit Jezus! Përsiat në lidhje me atë që lexon: mos u ndal në sipërfaqe por zhytu thellë e më thellë. Mos ji si dallëndyshja që sa e prek përroin me krahun e vet, por si peshku që futet dhe poshtë dallgës më të thellë. Qëndroni në Zotin tuaj: mos të jetë Ai për ju si një shtegtar që vjen natën vonë, mos e lini të ikë por i thoni: “Qëndro këtu sonte se nata ka ca që ka rënë!” Mbajeni fort Atë dhe mos e lini të ikë. Fjala “meditoj” do të thotë të peshosh. Bëjeni gati peshoren e gjykimit. Oh, po a ka peshore që mund ta peshojë Zotin Jezus? “Ai i ngre ishujt si të ishin një send shumë i vogël”—Kush mund ta ngrejë Atë? “Ai ka peshuar malet me një peshore”— me çfarë peshoreje mund ta peshojmë Atë? Kështu qoftë, nëse këtë nuk ta kap intelekti yt, atëherë lëri ndjenjat ta bëjnë këtë. Dhe në qoftë se fryma jote e ka të pamundur ta ngërthejë Zotin Jezus me anë të intelektit, atëherë le ta përqafojë Atë me krahët e dashurisë.