Mëngjes dhe Mbrëmje/16 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

(Ndryshime midis versioneve)
Shko te:navigacion, kërko
JoyaTeemer (Diskuto | kontribute)
(Faqe e re: {{info|Morning and Evening/January 16}} ====Mëngjes==== ''“Unë të ndihmoj, thotë Zoti.”'' '''Isaia 41:14''' Këtë mëngjes le ta dëgjojmë Zotin Jezus tek i thotë secilit p...)

Versioni momental që nga 11 Mars 2010 18:47

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 16

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 16 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Unë të ndihmoj, thotë Zoti.”

Isaia 41:14

Këtë mëngjes le ta dëgjojmë Zotin Jezus tek i thotë secilit prej nesh: “Unë të ndihmoj.” “Për mua, Zotin tënd, nuk është gjë e madhe të të ndihmoj. Shiko se ç’kam bërë për ty tashmë. Çfarë, nuk qenkam i aftë për të të ndihmuar? E pse? A nuk të bleva ty me gjakun Tim? Çfarë nuk të ndihmuakam dot? Unë vdiqa për ty, dhe nëse e bëra një gjë kaq të madhe për ty, a s’mund ta bëj vallë edhe këtë gjënë e vogël? Të të ndihmoj ty, është gjëja më e vogël që mund të bëj për ty. Unë kam bërë shumë për ty dhe do të bëj edhe më shumë. Të zgjodha përpara se të krijohej bota. Bëra një besëlidhje për ty. Hoqa dorë nga lavdia ime dhe mora formë njeriu për ty, madje e dhashë edhe jetën për ty. Nuk do mend se nëse i bëra të gjitha këto gjëra për ty, Unë patjetër do të të ndihmoj tani. Duke të të ndihmuar po të të jap atë që kam blerë me kohë për ty. Nëse do të të nevojitej një ndihmë edhe 1000 herë më e madhe, unë do të ta jepja, sepse ti po kërkon shumë pak në krahasim me atë jam gati të të jap. Ti mund të kërkosh shumë, por Mua nuk më kushton asgjë të ta plotësoj kërkesën. “Nuk të ndihmuakam dot ty?” Mos ki frikë! Nëse një milingonë do të paraqitej tek dera e hambarit tënd duke të kërkuar ndihmë, nuk do të ishte një humbje e madhe për ty po t’i jepje asaj nja dy kokrra grurë, dhe ti nuk je gjë tjetër veçse një insekt po aq i vogël përpara portës së bollëkut tim. “Unë të ndihmoj!”” O shpirti im a nuk të mjafton kjo? A të duhet vallë më shumë fuqi sesa gjithëfuqishmëria e Trinisë së Bashkuar? A të duhet vallë më shumë urtësi sesa ajo që banon tek Ati, më shumë dashuri sesa ajo që shfaq Biri, ose më shumë forcë sesa ajo që manifestohet në veprën e Frymës? Sille këtu enën tënde bosh! Ky pusi këtu ka mjaft ujë sa për ta mbushur. Nxito, mblidhi nevojat e tua dhe silli këtu, sille këtu zbrazëtinë tënde, sill këtu hallet e tua, nevojat e tua! Shiko, lumi i Perëndisë është plot e për plot, gati të plotësojë nevojat e tua. Çfarë mund të dëshirosh tjetër? Eja, fryma ime, bëj përpara me guxim! Perëndia i Përjetshëm është ndihmuesi yt! “Mos ki frikë, jam me ty, o, mos u trondit! Unë, unë jam Perëndia yt dhe do të të ndihmoj!”


Mbrëmje

“Mesia do të vritet, por jo për veten e tij.”

Danieli 9:26

Bekuar qoftë emri i Tij, nuk kishte asnjë shenjë vdekjeje në Të. As mëkati origjinal dhe as ai i zakonshmi nuk e njollosën atë, çka do të thotë që vdekja nuk ka asnjë të drejtë mbi të. Askush nuk mund t’ia merrte Atij jetën me të drejtë, sepse Ai nuk kishte bërë asnjë të keqe, dhe askush nuk do ta kishte detyruar me forcë po të mos e kishte lënë veten që të vdiste me vullnet të lirë. Ç’është kjo? Njëri mëkaton e një tjetër vuan! Ne e shkelëm drejtësinë, por megjithatë ajo u përmbush tek Ai! Nuk do të mjaftonin as lumenj lotësh, as male flijimesh, as dete me gjakun e viçave, dhe as kodra temjani për të na pastruar nga mëkati, por Jezusi u kryqëzua për ne dhe shkaku i zemërimit të Zotit ndaj nesh u zhduk menjëherë sepse mëkati u hoq qafe njëherë e përgjithmonë. Këtu qëndron urtësia, sepse u shpik zëvendësimi, mënyra më e sigurt dhe e shpejtë për shlyerjen e mëkateve tona! Këtu qëndron vetëpërulja, e cila e bëri Mesian, Princin tonë, që të pranonte mbi kokë kurorën me gjemba dhe të vdiste mbi kryqin! Këtu qëndron dashuria, e cila e shtyu Shpenguesin që të bëhej theror për armiqtë e tij! Mirëpo, nuk mjafton që ta admirojmë spektaklin e të pafajshmit që e derdh gjakun për fajtorët, duhet që patjetër të ndërgjegjësohemi për interesin tonë në këtë vepër! Qëllimi sublim i vdekjes së Mesias ishte shpëtimi i kishës së tij; a nuk kemi edhe ne pjesë dhe short mes atyre për shpengimin e të cilëve Ai e dha jetën? A nuk paraqitet Zoti Jezus si përfaqësuesi ynë? A nuk jemi shëruar nga vurratat e tij? Në të vërtetë do të ishte një gjë e tmerrshme po të mos kishim pjesë në vetëflijimin e Tij, do të ishte më mirë të mos kishim lindur fare! Megjithëse është solemne, kjo pyetje është gjithsesi një rast i gëzueshëm dhe si e tillë duhet të marrë një përgjigje të qartë e të pagabueshme. Zoti Jezus është vërtetë Shpëtimtari i të gjithë atyre që besojnë në Të, dhe të gjithë ata janë spërkatur me gjakun e pajtimit. Të gjithë ata që besojnë në vlerën e vdekjes së Mesias u gëzofshin në çdo përkujtim të saj, dhe mirënjohja e shenjtë e tyre i udhëheqtë drejt përkushtimit të plotë për kauzën e Tij.