Mëngjes dhe Mbrëmje/4 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

(Ndryshime midis versioneve)
Shko te:navigacion, kërko
JoyaTeemer (Diskuto | kontribute)
(Faqe e re: {{info|Morning and Evening/January 4}} ====Mëngjes==== ''“Rrituni në hirin dhe njohjen e Zotit tonë dhe Shpëtimtarit Jezus Krisht.”'' '''2 Pjetrit 3:18''' “Rrituni në hir...)
Ndryshimi më pas →

Versioni i 11 Mars 2010 16:43

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 4

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 4 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Rrituni në hirin dhe njohjen e Zotit tonë dhe Shpëtimtarit Jezus Krisht.”

2 Pjetrit 3:18

“Rrituni në hir”—jo vetëm në një hir, por në të gjithë hirin. Rrituni në atë hirin themelor që është besimi. Besoni në të gjitha premtimet edhe më fort sesa keni besuar deri dje. U rrittë besimi juaj në plotësi, qëndrueshmëri, thjeshtësi. Rrituni gjithashtu në dashuri. Lutuni që dashuria juaj të bëhet më e gjerë, më e thellë, më praktike dhe të influencojë çdo mendim, fjalë a vepër tuajën. Po ashtu rrituni në çdo përulësi. Përpiquni të rrini sa më poshtë dhe njiheni sa më mirë pavlefshmërinë tuaj. Teksa zhyteni gjithnjë e më thellë në përulësi përpiquni njëkohësisht që të ngjiteni lart duke qenë sa më afër Perëndisë në lutje dhe duke pasur një përbashkësi sa më intime me Jezusin. Perëndia Frymë e Shenjtë, ju bëftë të aftë që të “rriteni në njohjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë”. Ai që nuk rritet në njohjen e Jezusit është duke refuzuar bekimet e Perëndisë. Ta njohësh Atë është “jetë e përjetshme” dhe të përparosh në njohjen e Tij do të thotë t’i shtosh lumturi zemrës. Ai që nuk digjet nga dëshira për të ditur më shumë për Krishtin nuk e ka njohur ende Jezusin e vërtetë. Kujtdo që ka pirë nga kjo verë do t’i shtohet edhe më shumë etja për të, sepse megjithëse Krishti të kënaq, kënaqësia e Tij është e tillë që nuk të vel, por përkundrazi ta shton oreksin për të. Nëse e njeh dashurinë e Jezusit, atëherë ashtu si dreri që rend në kërkim të ujërave edhe ju do të kërkoni të pini gjithnjë e më shumë nga uji i Tij. Nëse nuk dëshiron ta njohësh Atë më nga afër, atëherë nuk e do Atë sepse dashuria e vërtetë të klith nga përbrenda: “Afroju, Afroju!” Mungesa e Krishtit kthehet në një ferr të vërtetë, por prania e Jezusit është vetë parajsa. Mos gjetshi kënaqësi pa e njohur më thellë Jezusin! Përpiquni ta njihni më mirë Atë në natyrën e Tij hyjnore, në marrëdhënien e Tij njerëzore, në veprën e Tij të përfunduar, në vdekjen e Tij, në ringjalljen e Tij, në ndërmjetësimin e lavdishëm që Ai bën për ne edhe në këto çaste, në kthimin e Tij të ardhshëm mbretëror. Kapuni fort pas Kryqit dhe hulumtoni misteret e plagëve të Tij. Shtimi i dashurisë për Jezusin dhe njohja më e përsosur e dashurisë së Tij për ne është mënyra më e mirë për të parë nëse vërtetë po rritemi në hir.

Mbrëmje

“Jozefi i njohu vëllezërit e tij, por ata nuk e njohën atë.”

Zanafilla 42:8

Sot në mëngjes shprehëm dëshirën për t’u rritur në njohjen tonë me Zotin Jezus, por do të ishte mirë të trajtonim një temë të ngjashme e pikërisht njohjen tonë nga ana e Jozefit hyjnor. Fatmirësisht kjo njohje është më e hershme dhe ka nisur shumë kohë përpara se ne të kishim njohurinë më të vogël rreth Tij. “Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende”. Përpara se të ekzistonim në botë, ne ekzistonim në zemrën e Tij. Kur ishim armiqtë e Tij, Ai na njihte neve, mjerimin tonë, çmendurinë tonë dhe ligësinë tonë. Kur qamë me lot të hidhur zemërthyer në pendesë dhe e pamë atë veç si sundimtar dhe gjykatës, ai na pa neve si vëllezër shumë të dashur dhe nga brenda digjej nga dëshira për ne. Ai asnjëherë nuk i keqkuptoi të zgjedhurit e tij, por gjithmonë i pa ata si objektet e dashamirësisë së Tij të pafundme. “Zoti i njeh të vetët”, kjo frazë është po aq e vërtetë për bijtë plëngprishës që ushqejnë derrat sa edhe për fëmijët që ulen tryezën e Atit.

Por, fatkeqësisht ne nuk e njohëm Vëllain tonë mbretëror dhe prej padijes sonë rrodhi një mori mëkatesh. Ne i mbajtëm zemrat tona larg Tij dhe nuk e qasëm Atë në dashurinë tonë. Ne nuk besuam në Të dhe as nuk e nderuam me dashuri. Dielli i Drejtësisë shkëlqeu mbi ne dhe ne as që e dalluam Atë. Qielli zbriti në tokë dhe toka as që e vuri re fare. Lëvduar qoftë Perëndia që ato ditë kanë mbaruar. Ne sapo kemi filluar ta studiojmë, por Ai na njeh fije e për pe. Fakti që padija nuk është në anën e Tij është një bekim i vërtetë sepse përndryshe do ta kishim pisk punën. Ai nuk do të na thotë neve: “Unë s’ju kam njohur kurrë”, por do të shpallë emrat tanë në ditën e shfaqjes së Tij dhe ndërkohë do të na zbulohet ashtu si nuk është zbuluar kurrë me botën.