Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme/Shtojcë Një besëlidhje tipike e një kishe të shëndetshme

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Mark Dever
Author Index
More About The Nature of the Church
Topic Index
About this resource
English: Nine Marks of a Healthy Church/Appendix: A Typical Covenant of a Healthy Church

© 9Marks

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Mark Dever About The Nature of the Church
Chapter 12 of the book Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme

Translation by 9Marks

Pasi jemi sjellë, siç besojmë, nga Hiri Hyjnor në pendim dhe në besim te Zoti Jezu Krisht dhe për t’ia dorëzuar veten tonë Atij, dhe pasi jemi pagëzuar pas deklarimit tonë të besimit, në emër të Atit dhe të Birit dhe të Frymës së Shenjtë, duke u mbështetur te ndihma e Tij e hirshme, ne përtërijmë tani me solemnitet dhe gëzim besëlidhjen tonë me njëri-tjetrin.

Ne do të punojmë dhe do të lutemi për unitetin e Frymës në marrëveshjen e paqes.

Ne do të ecim së bashku në dashuri vëllazërore, siç u ka hije anëtarëve të një kishe të krishterë; do të ushtrojmë kujdes dhe vigjilencë ndaj njëri-tjetrit dhe me besnikëri do të qortojmë dhe do të nxisim njëri-tjetrin siç mund ta kërkojë rasti.

Ne nuk do të heqim dorë nga të mbledhurit bashkë dhe as nuk do të lëmë pas dore të luturit për veten dhe për të tjerët.

Ne do të përpiqemi që të edukojmë ata që në çfarëdo kohe janë nën kujdesin tonë, sipas ushqimit dhe këshillës së Zotit, dhe me një shembull të pastër dhe të dashur të kërkojmë shpëtimin e familjes dhe të miqve tanë.

Ne do të gëzohemi nga lumturia e njëri-tjetrit dhe do të përpiqemi me zemërbutësi dhe dhembshuri të mbajmë barrët dhe vuajtjet e njëritjetrit.

Ne do të përpiqemi me anë të ndihmës Hyjnore, të jetojmë me kujdes në botë, duke mohuar paperëndishmërinë dhe dëshirat e botës dhe duke mos harruar se, ashtu siç jemi varrosur vullnetarisht me anë të pagëzimit dhe jemi ringjallur përsëri nga varri simbolik, ashtu tani kemi një detyrim të veçantë për të jetuar një jetë të re dhe të shenjtë.

Ne do të punojmë së bashku për vazhdimësinë e shërbesës besnike ungjillore në këtë kishë, duke ruajtur adhurimin, rregullat, disiplinën dhe doktrinat e saj. Ne do të kontribuojmë me gëzim dhe rregullisht për mbështetjen e shërbesës, për shpenzimet e kishës, për të ndihmuar të varfrit dhe për përhapjen e Ungjillit në të gjitha kombet.

Sapo të ndërrojmë vendbanim, do të bashkohemi me ndonjë kishë tjetër ku mund të vazhdojmë frymën e kësaj besëlidhjeje dhe parimet e Fjalës së Perëndisë.

Hiri i Zotit Jezu Krisht, dhe dashuria e Perëndisë, dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qoftë me ne të gjithë! Amen.