Mëngjes dhe Mbrëmje/5 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 5

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 5 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.”

Zanafilla 1:4

Mund të themi se drita është e mirë sepse shpërtheu nga urdhri dashamirës: “U bëftë drita!” Ne që kënaqemi me dritën duhet të jemi më tepër mirënjohës për të dhe duhet ta shohim më shumë Perëndinë në të dhe përmes saj. Solomoni na thotë që drita natyrore është e ëmbël, por drita e ungjillit është pafundësisht më e shtrenjtë sepse na zbulon gjërat e përjetshme dhe i shërben natyrës sonë të pavdekshme. Kur Fryma e Shenjtë na mbush me dritën frymërore dhe na i hap sytë për të parë lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezus Krishtit, ne fillojmë ta shohim mëkatin ashtu siç është në të vërtetë dhe veten tonë ashtu siç jemi në realitet. E shohim Perëndinë, Shumë të Shenjtin, ashtu siç na e zbulon veten, planin e mëshirës ashtu siç na e shpjegon Ai, dhe botën të marrë formë ashtu siç na e përshkruan Fjala. Drita frymërore ka plot rreze dhe shumë ngjyra ylberi, por çfarëdo qofshin ato, njohuri, gëzim, shenjtëri ose jetë, janë të gjitha frymërisht të mira. Nëse për dritën që e marrim në këtë mënyrë themi se është e mirë, aq më e mirë do të jetë drita qiellore dhe aq më i lavdishëm do të jetë vendi ku Ai e shfaq Veten ashtu siç është. O Zot, meqë Drita është e mirë, Ti që je Drita e vërtetë na jep më shumë prej saj dhe më shumë prej vetes Tënde.

Sapo vjen një gjë e mirë në botë, menjëherë lind nevoja e ndarjes. Drita dhe errësira nuk kanë përbashkësi; ato i ka ndarë Perëndia dhe nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Bijtë e dritës nuk duhet të kenë përbashkësi me veprat, doktrinat ose gënjeshtrat e errësirës. Fëmijët e ditës duhet të jenë të përkorë, të ndershëm dhe të guximshëm në punën e Zotit, duke ia lënë veprat e errësirës atyre që do të banojnë përjetësisht në të. Nëpërmjet disiplinës Kishat tona duhet të ndajnë dritën nga errësira dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë duke u ndarë në mënyrë te prerë nga bota. Në gjykim, veprim, dëgjim, mësim, shoqërim duhet të bëjmë dallimin mes të çmuarës dhe të fëlliqurës dhe të ruajmë dallimin e madh që bëri Zoti në ditën e parë të botës. O Zoti Jezus, qofsh drita jonë gjatë gjithë kësaj dite sepse drita Jote është drita e njerëzve.


Mbrëmje

“Dhe Perëndia pa që drita…”

Zanafilla 1:4

Sot në mëngjes pamë mirësinë e dritës dhe se si Perëndia e ndau atë nga errësira, ndërsa tani do të shohim vëmendjen e veçantë që Perëndia i kushtoi dritës. “Perëndia e pa dritën” – Ai e vështroi atë me kënaqësi, duke e soditur me ëndje, dhe e pa që “ishte e mirë”. I dashur lexues, nëse Perëndia ka hedhur dritë mbi ty, Ai e vështron atë dritë me interes të veçantë, ngaqë jo vetëm është e dashur për Të si vepra e duarve të Tij, por edhe sepse ngjan me Të, sepse “Ai është dritë”. Është kënaqësi për besimtarin kur e di se sytë e Perëndisë po e vështrojnë me kaq dashamirësi atë vepër hiri që Ai vetë e ka nisur. Ai kurrë nuk i heq sytë nga thesaret që ka vendosur në enët tona prej balte. Ka raste kur nuk mund ta shohim dritën, por Perëndia e sheh atë përherë, duke e parë shumë më qartë sesa ne vetë. Është më mirë kur gjyqtari e sheh pafajësinë time sesa kur unë mendoj se e shoh atë. Ndihem më i lehtësuar kur e di se jam pjesë e popullit të Perëndisë, por edhe në e ditsha edhe në mos e ditsha, nëse këtë e di Perëndia, unë prapë se prapë ndihem i sigurt. Ky është themeli im: “Perëndia i njeh të vetët”. Ti mund të psherëtish e të rënkosh për shkak të mëkatit të lindur dhe të vajtosh për shkak të errësirës ku dergjesh, e megjithatë Zoti e sheh “dritën” në zemrën tënde sepse Ai vetë e ka vendosur aty. Në fakt, nuk ka vranësirë dhe zymtësi në frymën tënde që mund ta fshehë dritën tënde nga shikimi i Tij plot hir. Perëndia e sheh “dritën” brenda teje edhe nëse je i shkurajuar sa s’mban më, madje edhe po të jesh mposhtur nga dëshpërimi, mjafton që fryma jote ta dëshirojë Krishtin dhe të kërkojë prehjen e veprës së Tij të përfunduar. Jo vetëm që e sheh atë, por edhe ruan atë brenda jush. “Unë, Zoti, e ruaj atë!” Ky është një mendim tepër i shtrenjtë për ata që pasi e kanë ruajtur dhe mbrojtur me plot përkujdesje dritën, ndihen tashmë të pafuqishëm për ta bërë një gjë të tillë. Një ditë Ai do ta kthejë dritën e ruajtur nga hiri i Tij në shkëlqimin e mesditës dhe në plotësinë e lavdisë së Tij. Drita brenda nesh është agimi i përjetësisë.