Mëngjes dhe Mbrëmje/30 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 30

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 30 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mëngjes

“Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e manave, hidhu menjëherë në sulm.”

2 Samuelit 5:24

Pjesëtarët e Kishës së Krishtit duhet të jenë njerëz të lutjes, përherë në kërkim të vajosjes së të Shenjtit mbi zemrat e tyre, me qëllim që të vijë mbretëria e Krishtit dhe që “vullneti i Tij të bëhet në tokë si edhe në qiell”. Mirëpo, ka edhe kohë të tjera kur Perëndia duket se e favorizon veçanërisht Sionin, kohë të cilat duhet të jenë për ta si “një zhurmë hapash në majat e manave”. Prandaj, duhet të jemi dyfish lutës, dyfish të zellshëm, duke luftuar më shumë përpara fronit sesa kemi bërë deri tani. Veprimi atëherë duhet të jetë i menjëhershëm dhe i fuqishëm. Batica është në të ardhur, le të notojmë pa mënuar si burrat drejt bregut. Ah, ku janë ato derdhjet e frymës si në Rrëshajat dhe veprat e Rrëshajave! I Krishterë, ka disa periudha kur në ty ti “e dëgjon një zhurmë hapash në majat e manave”. Ato janë kohë kur ti je i fuqishëm në lutje, Fryma e Perëndisë të fal gëzim dhe hare, Shkrimi zbërthehet lehtësisht, premtimet vihen në zbatim, ti ecën në dritën e fytyrës së Perëndisë, ndihesh veçanërisht i lirë dhe i papenguar në kohën tënde të qetë, dhe ke më shumë intimitet në përbashkësinë me Krishtin sesa ke pasur ndonjëherë. Tani, në periudha kaq të gëzueshme, kur e dëgjon “zhurmën e hapave mbi majat e manave”, dije se është koha për sulm, tani është koha për të hequr qafe ndonjë zakon të keq ndërsa Perëndia Frymë e Shenjtë të ndihmon në dobësitë e tua. Shpalos velat, por kujto këngën që e këndon here pas here—

“Velat mundem vetëm t’i shpalos;
Ti dhe vetëm Ti sjell er’n e mbar’ që ato i gufon.”

Vetëm bëj kujdes që t’i kesh shpalosur velat. Kujdes se mos e humbet erën e mbarë për mungesë përgatitjeje për të. Kërko ndihmën e Perëndisë që të jesh më i zellshëm në detyrë kur të kanë bërë më të forte në besim, që të jesh më i qëndrueshëm në lutje kur ke më shumë mundësi për të dalë përpara fronit, që të jesh i shenjtë në bashkëbisedimet e tua teksa jeton gjithnjë e më afër Krishtit.


Mbrëmje

“Në të edhe kemi qenë zgjedhur për një trashëgimi.”

Efesianët 1:11

Kur Jezusi e dha veten për ne, bashkë me jetën Ai na dha të drejtat dhe privilegjet që i përkisnin; kështu që tashmë, megjithëse Perëndi i përjetshëm, Ai ka të drejta themelore të cilat asnjë krijesë nuk i pretendon dot, e megjithatë duke qenë Jezusi, Ndërmjetësuesi dhe Kreu përbashkues i besëlidhjes së hirit, Ai nuk ka asnjë trashëgimi të cilën të mos e ndajë me ne. Të gjitha frytet e lavdishme të bindjes së Tij deri në vdekje janë tashmë zotërimet e përbashkëta të gjithë atyre që janë në Të, dhe në emrin e të cilëve Ai e përmbushi vullnetin hyjnor. Shihni se si hyn në lavdi, por Ai nuk e bën këtë vetëm për veten sepse është shkruar: “Krishti hyri si pararendës për ne” (Heb. 6: 20). Vallë, a nuk qëndron Ai në praninë e Perëndisë? “Ai paraqitet në praninë e Perëndisë për ne” (Heb. 9:24). Shqyrtoje këtë, besimtar. Ti në vetvete nuk ke asnjë të drejtë për të hyrë në parajsë: e drejta jote gjendet në Krishtin. Nëse je falur, je falur përmes gjakut të Tij; nëse je shfajësuar, je shfajësuar përmes drejtësisë së Tij; nëse je shenjtëruar, kjo ka ndodhur për shkak se Ai është bërë shenjtëria jote; nëse nuk bie dot, kjo ndodh për shkak se ruhesh në Krishtin Jezus; dhe nëse je përsosur sado pak, kjo ka ndodhur për shkak se je i plotë në Të. Kështu Jezusi madhërohet sepse gjithçka është në Të dhe prej Tij. Kështu trashëgimia bëhet e sigurt për ne, sepse është fryti i veprës së Tij. Kështu çdo bekim është më i ëmbël, dhe madje edhe vetë qielli është më i ndritshëm sepse Jezusi është i Dashuri ynë “në të cilin” kemi siguruar gjithçka. Vallë, a ka ndonjë që do të mund t’i vlerësonte zotërimet tona hyjnore? Pesho pasuritë e Krishtit me peshore dhe vëri thesaret e Tij në kandar dhe pastaj mos harro të llogarisësh thesaret që i takojnë shenjtorëve. Preke fundin e detit të gëzimit të Krishtit dhe pastaj shpreso të marrësh me mend lumturinë që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan Atë. Kapërceji kufijtë e zotërimeve të Krishtit dhe pastaj ëndërro për një cak të trashëgimisë së dëlirë të të zgjedhurve. “Të gjitha gjërat janë tuajat sepse ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.”