Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme/Predikimi ekspozues

Nga Gospel Translations Albanian

(Ndryshime midis versioneve)
Shko te:navigacion, kërko
(Automated: copied from main site)
v (Mbrojti Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme/Predikimi ekspozues ([edit=sysop] (i pacaktuar) [move=sysop] (i pacaktuar)))
 

Versioni momental që nga 11 Maj 2011 15:40

Related resources
More By Mark Dever
Author Index
More About The Nature of the Church
Topic Index
About this resource
English: Nine Marks of a Healthy Church/Expositional Preaching

© 9Marks

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Mark Dever About The Nature of the Church
Chapter 2 of the book Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme

Translation by 9Marks

Tabela e përmbajtjeve

Përkufizimi i predikimit ekspozues

Pikënisja është fillimi i Perëndisë me ne – Ai na ka folur. Kjo është mënyra se si ka ardhur shëndeti ynë shpirtëror dhe gjithashtu edhe mënyra se si do të vijë shëndeti i kishës. Veçanërisht i rëndësishëm për këdo që është në udhëheqje në kishë, por sidomos për pastorin e kishës, është përkushtimi ndaj predikimit ekspozues, një nga metodat më të vjetra të predikimit. Ky është ai lloj predikimi që ka si objekt të shtjellojë atë që është thënë në një pasazh të Shkrimit, duke shpjeguar me kujdes kuptimin e tij dhe duke e zbatuar atë për bashkësinë (shih Nehemia 8:8). Natyrisht, ka shumë lloje të tjera predikimi. Predikimet tematike, për shembull, përmbledhin gjithë mësimin e Shkrimit në një temë të vetme, si lutja ose dhurimi. Predikimi biografik trajton jetën e një njeriu në Bibël dhe e përshkruan atë si një shfaqje të hirit të Perëndisë dhe si një shembull të shpresës dhe të besnikërisë. Por predikimi ekspozues është diçka tjetër – një shpjegim dhe zbatim i një pjese të veçantë të Fjalës së Perëndisë.

Predikimi ekspozues, jo krejtësisht një stil

Predikimi ekspozues presupozon një besim në autoritetin e Shkrimit, por është diçka më tepër se aq. Përkushtimi ndaj predikimit ekspozues është një përkushtim për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë. Ashtu si profetëve të Dhiatës së Vjetër dhe apostujve të Dhiatës së Re iu dha një detyrë jo vetëm për të shkuar dhe folur, por iu dha një mesazh i veçantë, ashtu edhe predikuesit e krishterë sot kanë autoritetin për të folur nga Perëndia, për aq kohë sa flasin sipas fjalës së Tij. Kështu, autoriteti i predikuesit ekspozues fillon dhe përfundon me Shkrimet. Nganjëherë njerëzit mund ta ngatërrojnë predikimin ekspozues, me stilin e një predikuesi ekspozues të preferuar, por kjo nuk është në thelb një çështje stili. Siç e kanë vërejtur edhe të tjerë, predikimi ekspozues, në fund të fundit, ka të bëjë me mënyrën se si i themi ato që themi, por me mënyrën se si vendosim se çfarë duhet të themi. Ai nuk dallohet nga një formë e veçantë, por nga përmbajtja biblike.

Nënshtrim ndaj fjalës së perëndisë, jo ndaj njohu risë së vetë predikuesit

Dikush mund të pranojë me dëshirë autoritetin e Fjalës së Perëndisë dhe madje të deklarojë se beson në pagabueshmërinë e Biblës; megjithatë, nëse në praktikë (pavarësisht nëse e bën qëllimisht ose jo) nuk predikon në mënyrë ekspozuese, ai nuk do të predikojë asgjë më shumë nga ajo çfarë di tashmë. Një predikues mund të marrë një pjesë të Shkrimit dhe ta këshillojë bashkësinë për një temë që është e rëndësishme pa predikuar realisht mësimin e pasazhit. Kur ndodh kjo, predikuesi dhe bashkësia dëgjojnë nga Shkrimet vetëm atë që tashmë e dinë.

Në dallim nga kjo, kur në mënyrë ekspozuese predikojmë një pasazh të Shkrimeve në kontekstin e vet – duke e marrë mësimin e pasazhit si mësimin e mesazhit – ne dëgjojmë nga Perëndia gjëra që nuk mendonim se do t’i dëgjonim kur filluam. Që nga thirrja fillestare për t’u penduar deri te ato fusha të jetës sonë për të cilat na ka bindur Fryma kohët e fundit, gjithë shpëtimi ynë konsiston në dëgjimin e Perëndisë në mënyra të cilat, para se ta dëgjonim Atë, nuk do t’i kishim parafytyruar kurrë. Ky nënshtrim shumë praktik ndaj Fjalës së Perëndisë duhet të jetë i dukshëm në shërbesën e një predikuesi.

Perëndia gjithnjë i ka krijuar njerëzit e tij me anë të fjalës së tij

Por të jeni të qartë për diçka: është përgjegjësia e bashkësisë, në fund të fundit, që të sigurohet që të ndodhë kështu. (Vini re përgjegjësinë që kërkon Jezusi nga bashkësia te Mateu 18, apo Pali te 2Timoteut 4). Një kishë nuk duhet ta ngarkojë kurrë një person me mbikëqyrjen shpirtërore të tufës, nëse ai nuk tregon në praktikë një përkushtim për të dëgjuar dhe për të dhënë mësim Fjalën e Perëndisë. Ta bësh këtë do të thotë pashmangshmërisht që ta pengosh rritjen e kishës dhe praktikisht ta inkurajosh atë të rritet vetëm deri në nivelin e pastorit. Në një rast të tillë, kisha dalëngadalë do të përshtatet me mendimet e tij dhe jo me mendimet e Perëndisë.

Njerëzit e Perëndisë janë krijuar gjithnjë nga Fjala e Perëndisë. Që nga krijimi te Zanafilla 1 e deri te thirrja e Abramit te Zanafilla 12, nga vizioni i luginës së eshtrave të thata tek Ezekieli 37 e deri te ardhja e Fjalës së gjallë, Perëndia gjithnjë i ka krijuar njerëzit e Tij me anë të Fjalës së Tij. Siç u shkruan Pali Romakëve: “Besimi vjen nga dëgjimi i mesazhit, dhe mesazhi dëgjohet përmes fjalës së Krishtit,” (10:17 NIV). Ose, siç u shkruan Korintasve: “Duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,” (1Korintasve 1:21)

Predikimi i shëndoshë ekspozues shpesh është burimi i rritjes në kishë. Në eksperiencën e Martin Luterit, një vëmendje e tillë e kujdesshme ndaj fjalës së Perëndisë ishte fillimi i reformimit. Edhe ne, gjithashtu, duhet të jemi të përkushtuar që të jemi kisha që po reformohen gjithnjë sipas Fjalës së Perëndisë.

V endi qendror i fjalës së predikuar të perëndisë

Një herë, kur po jepja mësim në një seminar njëditor mbi puritanizmin në një kishë në Londër, përmenda faktin se predikimet puritane ishin nganjëherë dy orë të gjata. Pas këtij komenti, dikush i habitur pyeti: “Sa kohë mbetej pastaj për adhurimin?” Shqetësimi kishte të bënte me faktin se dëgjimi i fjalës së Perëndisë të predikuar nuk përbënte adhurim. Unë iu përgjigja se shumë të krishterë anglezë protestantë do ta kishin konsideruar dëgjimin e fjalës së Perëndisë në gjuhën e tyre dhe zbatimin e saj në jetën e tyre si një pjesë thelbësore të adhurimit të tyre. Fakti nëse ata kishin kohë për të kënduar së bashku kishte pak rëndësi për ta.

Kishat tona duhet të rivendosin Fjalën në qendër të adhurimit. Dëgjimi i fjalës së Perëndisë dhe përgjigjja ndaj saj mund të përfshijë lavdërimin dhe falënderimin, rrëfimin dhe shpalljen dhe çdonjëra prej këtyre mund të jetë në këngë, por jo në mënyrë të domosdoshme.

Një kishë e ndërtuar mbi muzikën – e çfarëdo stili – është një kishë e ndërtuar mbi një rërë thithëse. Predikimi është përbërësi themelor i shërbesës pastorale. Lutuni për pastorin tuaj, që ai t’i përkushtohet studimit të Shkrimeve në mënyrë rigoroze, të kujdesshme dhe serioze, dhe që Perëndia ta udhëheqë atë në kuptimin e Fjalës, në zbatimin e saj në jetën e tij, dhe në zbatimin e saj për kishën (shih te Lluka 24:27; Veprat 6:4; Efesianëve 6:19-20). Nëse jeni pastor, lutuni për këto gjëra për veten tuaj. Lutuni gjithashtu për të tjerët që predikojnë dhe japin mësim Fjalën e Perëndisë. Së fundi, lutuni që kishat tona të jenë të përkushtuara për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë të predikuar në mënyrë ekspozuese, në mënyrë që plani i punës i çdo kishe të marrë trajtë gjithnjë e më shumë nga plani i Perëndisë në Shkrime. Përkushtimi ndaj predikimit ekspozues është shenjë e një kishe të shëndetshme.

Pyetje për reflektim

  1. Lexoni Nehemian 8:7-8. Çfarë thotë Bibla për atë që bënë levitët për njerëzit ndërsa u lexuan atyre Librin e Ligjit? Në vargun 12, thuhet se, pas takimit, njerëzit u larguan duke kremtuar me hare të madhe. Sipas pasazhit, pse po kremtonin ata?
  2. Autori e përkufizon predikimin ekspozues si “një shpjegim dhe zbatim të një pjese të veçantë të Fjalës së Perëndisë”. Riformulojeni këtë përkufizim me fjalët tuaja. Çfarë e dallon predikimin ekspozues nga llojet e tjera të predikimit, si për shembull, ai tematik apo biografik?
  3. Te Veprat e Apostujve 20:27, Pali u thotë Efesianëve se ai ka punuar për t’u predikuar atyre “gjithë këshillën e Perëndisë”. Duke e kuptuar se puna jonë si udhëheqës të kishës është që të bëjmë të njëjtën gjë për njerëzit tanë, si mund të na sjellë përfitime predikimi ekspozues në përpjekjen tonë për ta paraqitur gjithë këshillën e Perëndisë para njerëzve në kishë? Cili është rreziku nëse ne nuk “e marrim mësimin e pasazhit si mësim të mesazhit tonë”?
  4. Nga Zanafilla 1 e deri në Dhiatën e Re, Perëndia gjithnjë i ka krijuar njerëzit e Tij me anë të Fjalës së Tij. Lexoni Romakëve 10:17 dhe 1Korintasve 1:21. Çfarë përdor Perëndia për t’i sjellë njerëzit e Tij te besimi shpëtues në Krishtin? Çfarë na thotë kjo për vlerësimin që duhet të kemi për Fjalën e Perëndisë në kishat tona? Si duhet të manifestohet praktikisht ky vlerësim në predikimin tonë?