Mëngjes dhe Mbrëmje/3 Janar

Nga Gospel Translations Albanian

Versioni më 11 Mars 2010 16:40 nga JoyaTeemer (Diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Charles H. Spurgeon
Author Index
More About Devotional Life
Topic Index
About this resource
English: Morning and Evening/January 3

© Public Domain

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Charles H. Spurgeon About Devotional Life
Chapter 3 of the book Mëngjes dhe Mbrëmje

Translation by Elton Tahirllari

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Mbrëmje

“Do të të bëj aleancën e popullit.”

Isaia 49:8

Vetë Jezus Krishti është forma dhe përmbajtja e besëlidhjes dhe njëri nga dhuratat e saj. Ai është pasuria e çdo besimtari. Besimtar, a mund ta vlerësosh atë çfarë ke marrë në Krishtin? “Në Të banon trupërisht e gjithë plotësia e Hyjnisë”. Mendoni rreth fjalës “Perëndi” dhe pafundësisë së përmbledhur në të dhe pastaj meditoni rreth “njeriut të përsosur” me gjithë bukurinë e Tij, sepse gjithçka që kishte ose mund të ketë Krishti, si njeri dhe si Perëndi, është e jotja, si një favor falas prej Krishtit që të është bërë ty për të qenë zotërimi yt përjetë. I lumi Zoti ynë Jezus duke qenë Perëndi është njëherësh i gjithëdijshëm, i gjithëpranishëm, i gjithëfuqishëm. A nuk lehtësohesh duke e ditur se të gjitha këto atribute të lavdishme janë gjithashtu edhe të tuat? A nuk ka fuqi Ai? Ajo fuqi është jotja për të të mbështetur dhe forcuar, për të mposhtur armiqtë dhe për të të ruajtur deri në fund të ditëve. A nuk ka dashuri Ai? Atëherë dije se nuk ka një pikë dashuri në zemrën e Tij që nuk është jotja, madje mund të zhytesh në oqeanin e pafund të dashurisë së Tij, bile mund të thuash për të gjithë atë dashuri: “Është e gjitha imja!” A nuk është e Tija drejtësia? Në pamje të parë mund të duket një atribut i ashpër, por edhe ajo është jotja, sepse falë asaj drejtësie, Ai do të bëjë të mundur që gjithë premtimet e besëlidhjes së hirit të bëhen të sigurta për ty. Gjithçka që Ai kishte si njeriu i përsosur është e jotja. Duke qenë njeriu i përsosur, mbi Të qëndron kënaqësia e Atit. Ai u pranua nga Më i Larti. O besimtar, pranimi i Krishtit nga ana e Perëndisë është edhe pranimi yt, sepse a nuk e di ti që dashuria e derdhur nga Ati mbi Krishtin e përsosur tashmë po derdhet mbi ty? Kjo sepse të gjitha veprat e Krishtit janë të tuat tashmë. Drejtësia e përsosur fryt i veprës së Krishtit, kur përmes jetës së Tij të panjollë e zbatoi dhe e nderoi ligjin, është jotja dhe të është veshur ty. Krishti është në besëlidhje.

“Perëndia im i yti jam, hyjnor ngushëllimi!
Çfarë bekimi të di se Shpëtimtari është i imi!
Në Qengjin hyjnor i lumtur jam tre herë,
Dhe n’tingullin e emrit t’Tij vall’zon e imja zemër.”

Mbrëmje

“Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: Përgatisni udhën e Zotit, të drejta bëjini shtigjet e Tij!”

Lluka 3:4

Zëri që bërtiste në shkretëtirë kërkonte një udhë për Zotin, një udhë të përgatitur, madje një udhë të përgatitur në shkretëtirë. Unë do të jem i vëmendshëm ndaj fjalës së Mësuesit tim duke i hapur Atij një udhë në zemrën time, ndërtuar me anë të punimeve të hirit, përmes shkretëtirës së natyrës sime. Duhet t’i kushtoj vëmendjen më të madhe katër udhëzimeve që gjenden në këtë tekst.

Çdo luginë do të lartësohet! Duhet hequr dorë nga mendimet e ulëta dhe lajkatare rreth Perëndisë, dyshimeve dhe dëshpërimit i duhen treguar udhët, ndërsa egoizmit dhe dëshirave të mishit i duhet qëndruar sa më larg. Mbi luginat e thella duhet ngritur udha e lavdishme e hirit.

Çdo mal e kodër do të sheshohet! Duhet sheshuar vetëmjaftueshmëria krenare e krijesës dhe vetëdrejtësia mburravece nëse duam të ndërtojmë autostradën ku do të kalojë Mbreti i Mbretërve. Përbashkësia hyjnore kurrsesi nuk mund t’u dhurohet mëkatarëve arrogantë e krenarë. Zoti i respekton të vegjlit dhe i viziton zemërpenduarit, por kryelartët Atij i ngjallin neveri. Fryma ime, lutu Frymës së Shenjtë që të më ndreqë në këtë drejtim.

Udhët e shtrembra do të drejtohen! Zemra e lëkundur duhet të marrë një shteg të drejtë vendimi për Perëndinë të përvijuar qartë nga shenjtëria. Njerëzit me dy mendje janë të huaj për Zotin e së vërtetës. Fryma ime, bëj kujdes që në të gjitha gjërat të jesh i sinqertë dhe i vërtetë duke qenë se mbi ty janë sytë e Perëndisë që hulumton zemrat. Udhët me gropa do të sheshohen! Duhen hequr pengesat e mëkatit dhe duhen shkulur ferrat dhe drizat e rebelimit. Një vizitor kaq i madh nuk ka pse të shkelë në rrugë plot baltë ose të kalojë nëpër shtigje dhish kur vjen t’i nderojë beniaminët e vet me praninë e Tij. Ah, sikur këtë mbrëmje Zoti të gjente në zemrën time një autostradë të ndërtuar nga hiri i Tij dhe kështu të përparonte në mënyrë fitimtare drejt pjesëve më të thella të shpirtit tim, nga fillimi i këtij viti e deri në fund të tij.