Predikimi Ekspozues dhe Aplikimi

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Mark Dever
Author Index
More About Preaching & Teaching
Topic Index
About this resource
English: Expositional Preaching and Application

© 9Marks

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Mark Dever About Preaching & Teaching
Part of the series Article

Translation by Bestar Flamuraj

Review You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).


Një ditë, mu bë një pyetje me anë të së cilës kuptova se është bërë shpesh kur predikon në mënyrë ekspozuese, si e aplikon tekstin në predikim?


Së pari, duhet të kemi parasysh se mbrapa kësaj pyetje, mund të ketë presupozime të diskutueshme. Personi që po e bën pyetjen mund të jetë duke kujtuar predikimet "ekspozuese' që ka dëgjuar (ose edhe predikuar) të cilat nuk ishin ndryshe nga leksionet e Biblës në kolegj ose në seminar. Ato mund të kenë qënë shumë të mire-strukturuara dhe të sakta, por mesa dukej nuk kishte një urgjencë të perëndishme, ose urtësi pastorale në to. Këto predikime ekspozuese mund të kenë patur shumë pak ose aspak aplikim. Nga ana tjetër, ai që bën pyetjen, thjesht mund të jetë duke e keqkuptuar aplikimin. Mund të ketë pasur goxha aplikim të mirë në predikim por ai thjesht ndoshta nuk e ka kuptuar atë.


William Perkins, teologu i madh puritan i shekullit të 16 në Kembrixh, udhëzoi predikuesit të imagjinojnë dëgjues të ndryshëm që do të dëgjojnë predikimet e tyre, dhe të mendojnë mirë për aplikimet e së vërtetave të predikuara në zemra të ndryshme, si në mëkatarët e vështirë, dyshuesit skeptikë, besimtarët e lodhur, entuziastët e rinj dhe lista vazhdon. Dua ti përqasem pyetjes në një mënyrë të tjetër. Shumë nga ne që janë të thirrur të predikojnë Fjalën e Perëndisë, tashmë e dine këtë, por do të jetë e dobishme ti kujtojmë vetes këtë fakt: Jo vetëm që ka lloje të ndryshëm dëgjuesish, por ka edhe lloje të ndryshme aplikimi, të cilat janë tepër aplikative.


Kur unë predikoj Fjalën, unë jam i thirrur të shpjegoj Shkrimet, të marr një pasazh nga Fala e Zotit, dhe ta shpjegoj në mënyrë të qartë, bindëse, madje edhe në mënyrë urgjente. Në këtë process ka të paktën tre lloje të ndryshme aplikimi, të cilat reflektojnë tre lloje të ndryshme problemesh në vetë udhëtimin tonë të Krishterë. Së pari, ne luftojmë nën mallkimin e injorancës. Së dyti, ne ndeshemi me dyshim, shpesh më shumë nga sa e kuptojmë fillimisht. Dhe e fundit, ne mëkatojmë, nëpërmjet veprimeve në mosbindje të plotë, ose nëpërmjet neglizhencës mëkatare. Të treja këto, ne dëshirojmë ti ndryshojmë në ne dhe në dëgjuesit tanë sa herë që ne predikojmë Fjalën e Perëndisë. Dhe secila nga këto kërkon një aplikim të ndryshëm .


Injoranca është një problem themelor në këtë botë. Në kemi tjetërsuar Zotin nga ne. Ne kemi ndërprerë vetë miqësinë me Krijuesin tone. Nuk është e çuditshme që informimi i njerëzve për të vërtetën rreth Zotit është në vetvete një lloj aplikimi i fuqishëm dhe një aplikim, të cilin ne e duam dëshpirimisht. Ky nuk është një justifikim për predikimet e ftohta dhe pa pasion. Unë mund të jem po aq i emocionuar nga deklaratat indikative sa edhe urdhëresat e domosdoshme. Urdhëresat e Ungjillit për tu penduar dhe besuar nuk kanë kuptim pa deklaratat indikative rreth Zotit, vetes tone dhe Krishtit. Informacioni është jetësor. Ne jemi thirrur për të predikuar të vërtetën. Për të shpallur një mesazh të madh rreth Zotit. Ne duam që njerëzit që dëgjojnë mesazhet tona nga injoranca në dijen e së vërtetës. Ky informim i përzemërt është aplikim.


Dyshimi është i ndryshëm nga inoranca e thjeshtë. Në dyshim, ne i marrim idetë ose të vërtetat që njohim, dhe i vëmë në dyshim. Ky lloj dyshimi nuk është i rrallë midis të Krishterëve. Në fakt, dyshimi mund të jetë fare mirë një nga temat më të rëndësishme për tu eksploruar dhe sfiduar mirë në predikimet tona. Ndonjëherë ne imagjinojmë se pak bashkëbisedim apologjetik është koha e vetme ku ne predikuesit duhet të flasim për dyshimin, por ky nuk është një nga këto raste. Disa njerëz që ulen dhe dëgjojnë predikimin tuaj të dielave, të cilët i dinin mirë të gjitha faktet rreth Krishtit dhe Zotit, mund të jenë duke pyetur veten nëse i besojnë apo jo të gjitha këto fakte si të vërteta. Madje ndonjëherë një dyshim i tillë as që nuk artikulohet fare. Ne madje mund të mos jemi të vetëdijshëm për këtë. Por kur fillojmë me kërkim për të marrë në konsideratë Shkrimin, ne gjejmë qëndrueshmëri në pyetjet hije, në pasiguritë dhe në hezitimet, ku të gjitha këto na bëjnë të mërzitur dhe të vetëdijshëm për tërheqjen gravitacionale të dyshimit, duke na nxjerrë nga rruga e besimit. Te këta njerëz ndoshta edhenë disa pjesë të vetë zemrave tona ne duam të tregojmë dhe të nxisim për të vërtetën e Fjalës së Zotit dhe urgjencën për ta besuar atë. Ne jemi thirrur për të nxitur dëgjuesit tanë të vërtetën e Fjalës së Zotit. Ne duam që njerëzit të cilët dëgjojnë mesazhet tona të ndryshojnë nga dyshimi në besim në zemër të plotë në të vërtetën. Një predikim kaq urgjent dhe kërkues i të vërtetës është aplikim


Mëkati , gjithashtu është një problem në këtë botë. Dyshimi dhe inoranca mund të jenë në vetvete mëkate specifike, ose rezultati i mëkateve specifike, ose asnjë nga të dyja. Por mëkati është më shumë se neglizhenca dhe dyshimi. Të jeni të sigurt që njerëzit që kanë dëgjuar predikimet tuaja dhe nuk i janë bindur Zotit javën e kaluar, nuk do ti binden edhe në javën që do të fillojë. Mëkatet do të jenë të variueshme. Disa do të jenë një veprim mosbindje, të tjerat do të jenë mosveprim nga mosbindja. Por si nga kryerja si edhe nga moskryerja, mëkatet janë mosbindje ndaj Zotit. Pjesë e asaj që jemi për të bërë kur predikojmë është të sfidojmë njerëzit e Zotit për një jetë të shenjtë e cila do të reflektojë vetë shenjtërinë e Zotit. Kështu që pjesë e aplikimit tonë pasazhi i Shkrimit që po predikojmë është të nxjerrim nënkuptimet për atë pasazh për veprimet tona këtë javë. Ne si predikues jemi të thirrur të nxisim njerëzit e Perëndisë ti binden Fjalës së Tij. Ne duam që njerëzit që dëgjojnë mesazhet tona të ndryshojnë nga mosbindja mëkatare në bindjen e gëzueshme në Zotin. Një nxitje dhe bindje e tillë është aplikim.


Mesazhi kryesor që kemi nevojë të aplikojmë çdo here që predikojmë është Ungjilli. Disa njerëz akoma nuk e dine Lajmin e Mirë të Jezu Krishtit. Disa njerëz që ju kanë dëgjuar në predikime mund të kenë qënë të shpërqëndruar, në gjumë, duke ëndërruar, ose duke mos kushtuar vëmëndje. Ata kanë nevojë të informohen rreth Ungjillit. Ata kanë nevojë që t’ju tregohet.


Të tjerët mund të kenë dëgjuar, kuptuar, dhe ndoshta sinqerisht e kanë pranuar të vërtetën, por tani e gjejnë veten duke luftuar me dyshimin për çështjet e rëndësishme që keni predikuar në mesazhin tuaj. Këta njerëz kanë nevojë të nxiten të besojnë të vërtetën e Lajmit të Mirë të Krishtit.
Dhe, gjithashtu, njerëzit mund të kenë dëgjuar dhe kuptuar, por mund të jenë të ngadaltë të pendohen për mëkatet e tyre. Ata mund të mos e vënë në dyshim fare të vërtetën që ju po thoni; ata thjesht janë të ngadaltë të pendohen për mëkatet e tyre dhe të kthehen te Krishti. Për këta lloj dëgjuesish, aplikimi më i fuqishëm që mund të bëni është ti nxisni të urrejnë mëkatet e tyre dhe të vrapojnë te Krishti. Në të gjitha predikimet tona, ne duhet të kërkojmë të aplikojmë Ungjillin duke informuar dhe nxitur.


Një sfidë e zakonshme që ne predikuesit përballemi në aplikimin e Fjalës së Zotit në predikimet tona është se ndonjëherë ata që kanë problemet e tyre në një aspekt apo në një tjetër do të mendojnë që ju NUK po aplikoni Shkrimin në predikimin tuaj, nëse nuk i adresoheni problemit të tyre të posaçëm. A kanë të drejtë ata? Jo detyrimisht. Ndërsa predikoni mund ta përmirësoni këtë nëse i adresoheni dyshimit më shpesh, ose më imtësisht, nuk është gabim ti predikoni atyre që kanë nevojë të informohen, ose që kanë nevojë të nxiten të heqin dorë nga mëkati, madje edhe nëse personi që po ju flet nuk është i vetëdijshëm për këtë nevojë.


Një shënim I fundit. Fjalët e Urta 23:12 thotë: “Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë”. Në Bibël fjala ‘Kushtoja’ pothuajse gjithmonë nuk i reforohet punës së predikuesit, madje as Frymës së Shenjtë por te puna e atij që dëgjon Fjalën. Ne jemi thirrur të aplikojmë Fjalën në vetë zemrat tona, dhe ta aplikojmë veten në punën tonë.


Kjo, ndoshta, është aplikimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë këtë të Dielë për të mirën e të gjithë njerëzve të Perëndisë.