Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme/Një kuptim biblik i ungjillëzimit
Nga Gospel Translations Albanian
By Mark Dever
About The Nature of the Church
Chapter 6 of the book Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme
Translation by 9Marks
Pasojat e neglizhimit
Për të bërë një përmbledhje, deri tani, ndërmjet shenjave që e dallojnë një kishë të shëndetshme, kemi analizuar: predikimin ekspozues, teologjinë biblike dhe një kuptim biblik të ungjillit dhe të kthimit në besim. Një mënyrë për të dalluar se sa të rëndësishme janë këto është që të shqyrtojmë pasojat për bashkësitë që i humbasin ato. Predikimet fare lehtë mund të bëhen përsëritje bajate të të vërtetave që dihen tashmë. Krishterimi mund të bëhet i padallueshëm nga kultura shekullare përreth. Ungjilli mund të rimodelohet në një trajtë që nuk është më shumë sesa ndihmë vetëshpirtërore. Kthimi në besim mund të degjenerojë nga një vepër e Perëndisë në një vendim thjesht njerëzor. Por bashkësi të tilla – me një predikim të cekët, mendim laik dhe me një ungjill të përqendruar te vetja, i cili nxit jo më shumë se një rrëfim të vetëm gojor të Krishtit (shpesh duke keqzbatuar Romakëve 10:9)
Ungjillëzimi që e ka marrë trajtën nga të kupt uarit e kthimit në besim
Për të gjithë anëtarët e kishës, por sidomos për udhëheqësit që kanë privilegjin dhe përgjegjësinë e mësimdhënies, një kuptim biblik i ungjillëzimit është kyç. Natyrisht, mënyra se si dikush e ndan ungjillin lidhet ngushtë me mënyrën se si ai e kupton ungjillin. Nëse mendja juaj është formuar nga mësimet e Biblës për Perëndinë dhe ungjillin, për nevojën njerëzore dhe kthimin në besim, atëherë sigurisht një kuptim i drejtë i ungjillëzimit do të vijojë më pas. Ne duhet të jemi më të preokupuar për të njohur dhe për t’u mësuar të tjerëve ungjillin vetë, sesa thjesht të përpiqemi t’u mësojmë njerëzve metoda dhe strategji për ta ndarë atë. – nuk mund të shpallë qartë lajmin e mrekullueshëm të shpëtimit në Krishtin.
Përkufizimi i ungjillëzimit
Biblikisht, ungjillëzimi është paraqitja e lajmit të mirë lirshëm dhe duke besuar te Perëndia për kthimin në besim të njerëzve (shihni Veprat 16:14). “Shpëtimi vjen nga Zoti”, (Jona 2:9; krs. Gjoni 1:12- 13). Çdo mënyrë me të cilën ne përpiqemi që të imponojmë lindjen shpirtërore do të jetë po kaq efikase sa edhe përpjekja e Ezekielit për të ngjitur eshtrat e thata me njëra-tjetrën, ose përpjekja e Nikodemit për të rilindur. Dhe rezultati do të jetë i njëjtë.
Është Perëndia Ai që i kthen njerëzit në Besim
Nëse kthimi në besim kuptohet thjesht si një përkushtim i bërë vetëm një herë, atëherë duhet ta çojmë çdo njeri në atë pikë të rrëfimit dhe të përkushtimit verbal në çdo mënyrë që mundemi. Megjithatë, biblikisht, ndërkohë që ne duhet të kujdesemi, të bëjmë thirrje dhe t’i bindim njerëzit, detyra jonë e parë është që të jemi besnikë ndaj detyrës që kemi nga Perëndia, e cila është të paraqesim të njëjtin Lajm të Mirë që ai na ka dhënë. Perëndia do të bëjë kthime në besim nga paraqitja që i bëjmë këtij Lajmi të Mirë (shihni te Gjoni 1:13; Veprat 18:9-10).
Është inkurajuese se si të krishterët e rinj shpesh duken vetvetiu të vetëdijshëm për natyrën e hirshme të shpëtimit të tyre. Mbase ju keni dëgjuar dëshmi, edhe në javët apo muajt e fundit, të cilat ju kujtojnë juve se kthimi në besim është vepër e Perëndisë. “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8-9).
Kur anëtarësia është shumë më e madhe sesa pjesëmarrja
Nëse anëtarësia e një kishe është shumë më e madhe sesa pjesëmarrja e saj, duhet ngritur pyetja: a ka ajo kishë një kuptim biblik të kthimit në besim? Për më tepër, ne duhet të bëjmë pyetjen se çfarë lloj ungjillëzimi është praktikuar dhe që ka rezultuar në një numër kaq të madh njerëzish që nuk janë të përfshirë në jetën e kishës, megjithatë e konsiderojnë anëtarësinë e tyre në status të mirë si një evidencë të shpëtimit të tyre? A ka kundërshtuar kisha në ndonjë mënyrë, apo ajo duket se e ka shfajësuar këtë situatë me anë të heshtjes? Disiplina biblike kishtare është pjesë e ungjillëzimit të kishës.
Tre të vërteta që duhen përçuar
Në ungjillëzimin tim personal, unë dëshiroj t’u përçoj tri gjëra njerëzve për vendimin që ata duhet të marrin në lidhje me ungjillin:
- Së pari, vendimi është i kushtueshëm (dhe prandaj duhet analizuar me kujdes, shihni te Lluka 9:62);
- Së dyti, vendimi është urgjent (dhe prandaj duhet të merret, shihni te Gjoni 3:18, 36);
- Së treti, vendimi ia vlen të merret (dhe prandaj duhet të merret, shihni te Gjoni 10:10).
Ky është ekuilibri për të cilin duhet të përpiqemi në ungjillëzimin tonë ndaj familjeve dhe miqve tanë. Ky është ekuilibri për të cilin duhet të përpiqemi në ungjillëzimin tonë si kishë e tërë.
Burimet
Ka disa burime të shkëlqyera të botuara rreth ungjillëzimit. Për të parë lidhjen e ngushtë mes kuptimit tonë të ungjillit dhe metodave ungjillëzuese që përdorim, unë ju rekomandoj librin e Uill Metzgerit “Thoni të vërtetën” (Tell the Truth, Inter Varsity Press), dhe librat e Jan Mureit “Sistemi i ftesës” (The Invitation System) dhe “Rizgjimi dhe Lëvizja e rizgjimit” (Revival and Revivalism, Banner of Truth Trust).
Atëherë, një shenjë tjetër e një kishe të shëndetshme është një kuptim dhe praktikë biblike e ungjillëzimit. E vetmja rritje e vërtetë është rritja që vjen nga Perëndia.
Pyetje për reflektim
- Autori e përkufizon ungjillëzimin si “paraqitja e lajmit të mirë lirshëm dhe duke besuar te Perëndia për kthimin në besim të njerëzve”. Si ndikohet ungjillëzimi kur e kuptojmë se është Perëndia ai që bën punën e kthimit në besim? Çfarë mund të ndryshojë në ungjillëzimin tonë nëse ne e bindim veten se është përfundimisht e nevojshme për njeriun që të bëjë zgjedhjen për të kthyer veten në besim?
- A është anëtarësia e kishës suaj shumë më e madhe sesa pjesëmarrja? Nëse po, cilat mendoni se janë arsyet për këtë? Në ungjillëzimin që bën kisha juaj, a paraqitet ungjilli në një mënyrë të ekuilibruar dhe të shëndetshme? Çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar këtë ekuilibër?
- Çfarë nënkupton autori kur thotë se vendimi për të ndjekur Krishtin është “i kushtueshëm”? Çfarë nënkupton ai kur thotë se vendimi është “urgjent”? Çfarë nënkupton ai kur thotë se vendimi “ia vlen të merret”? Cilat janë disa nga pasazhet biblike që mësojnë këto tri të vërteta?