Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme/Një kuptim biblik i lajmit të mirë

Nga Gospel Translations Albanian

Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Mark Dever
Author Index
More About The Nature of the Church
Topic Index
About this resource
English: Nine Marks of a Healthy Church/A Biblical Understanding of the Good News

© 9Marks

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Mark Dever About The Nature of the Church
Chapter 4 of the book Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme

Translation by 9Marks

Tabela e përmbajtjeve

Ungjilli është zemra e krishterimit

Është tepër e rëndësishme që të kemi një teologji biblike në një fushë të veçantë të jetës së kishës – në të kuptuarit e lajmit të mirë të Jezu Krishtit, ungjillit. Ungjilli është zemra e krishterimit, dhe prandaj duhet të jetë edhe zemra e besimit tonë. Të gjithë ne si të krishterë duhet të lutemi që të kujdesemi për lajmin e mirë e të mrekullueshëm të shpëtimit përmes Krishtit, më tepër sesa për çdo gjë tjetër në jetën e kishës. Një kishë e shëndetshme është e mbushur me njerëz që kanë një zemër për ungjillin, dhe të kesh një zemër për ungjillin, do të thotë që të kesh një zemër për të vërtetën – për prezantimin që Perëndia i bën vetes, nevojës sonë, dhuratës së Krishtit dhe përgjegjësisë sonë

Perëndia, njeriu, Krishti, përgjigjja

Kur ia prezantoj ungjillin dikujt, përpiqem të mbaj mend katër pika: Perëndia, njeriu, Krishti, përgjigjja. A ia kam thënë këtij personi të vërtetën rreth Perëndisë së Shenjtë dhe Krijuesit Sovran? A e kam bërë të qartë se ne si njerëz jemi një përzierje e çuditshme, krijesa të bëra në imazhin e Perëndisë, por edhe të rënë nga kjo lavdi, mëkatarë dhe të ndarë prej Tij? A e kupton personi me të cilin po bisedoj se cili është Krishti – Perëndia-njeri, ndërmjetësi i vetëm mes Perëndisë dhe njeriut, zëvendësuesi ynë dhe Zoti i ringjallur? Dhe, së fundi, edhe nëse e kam ndarë gjithë këtë informacion me të, a e kupton ai se duhet të japë një përgjigje ndaj ungjillit, se ai duhet ta besojë këtë mesazh dhe kështu të largohet nga jeta e egoizmit dhe e mëkatit?

Ungjilli është një ofertë radikale për shpëtim

Ta paraqesësh ungjillin si një shtesë, për t’u dhënë jo të krishterëve diçka që ata natyrisht e duan (gëzim, paqe, lumturi, përmbushje, vetërespekt, dashuri), është pjesërisht e vërtetë, por vetëm pjesërisht e vërtetë. Siç shprehet J. I. Pakeri: “Një gjysmë e vërtetë që paraqitet e maskuar si gjithë e vërteta bëhet një e pavërtetë e plotë”. Në thelb, çdo njeri ka nevojë për falje. Ne kemi nevojë për jetën shpirtërore. Ta paraqesësh ungjillin në mënyrë më pak radikale sesa kaq do të thotë të kërkosh kthime të rreme në besim dhe anëtarësi kishe gjithnjë e më të pakuptimtë, dy gjëra që e bëjnë ungjillëzimin e botës përreth nesh akoma më të vështirë.

Anëtarët tanë të kishës, të shpërndarë nëpër shtëpi, zyra dhe lagje, edhe sot që po flasim, do të takojnë shumë më tepër jo të krishterë, për një kohë shumë më të gjatë, sesa gjithë koha që do të kalojnë me të krishterët në një të diel. Secili nga ne ka lajmin e jashtëzakonshëm të shpëtimit në Krishtin. Le të mos e këmbejmë atë për diçka tjetër. Dhe le ta bëjmë të ditur sot! Xhorxh V. Trueti, udhëheqësi i madh i krishterë i brezit të kaluar dhe pastor i Kishës së Parë Baptiste të Dallasit, në Teksas, ka thënë:

Akuza kryesore që mund t’i bëhet një kishe… është se asaj kishe i mungon pasioni dhe dhembshuria për shpirtrat njerëzorë. Kisha nuk është asgjë më shumë sesa një klub etik, nëse keqardhja e saj për shpirtrat e humbur nuk është e madhe dhe nëse kjo keqardhje nuk vërshon, në përpjekje për t’i orientuar shpirtrat e humbur drejt njohjes së Jezu Krishtit.

Një kishë e shëndetshme e di lajmin e mirë dhe e ndan atë me të tjerët.

Pyetje për reflektim

  1. Autori beson se ne si të krishterë duhet të kujdesemi për lajmin e mirë të shpëtimit përmes Krishtit, më tepër sesa për çdo gjë tjetër në jetën e kishës. A jeni dakord me këtë? Lexoni 1Korintasve 2:2. Pse është kaq i rëndësishëm mesazhi i Jezu Krishtit?
  2. Për të pasur një kuptim biblik të ungjillit, çfarë duhet të kuptojë një person rreth Perëndisë? Çfarë duhet të kuptojë një person rreth njeriut dhe gjendjes së tij në mëkat? Çfarë duhet të kuptojë një person rreth Krishtit? Sipas Jezusit te Marku 1:15, cila duhet të jetë përgjigjja e njeriut ndaj lajmit të mirë? Çfarë përfshihet në secilën prej dy pjesëve kryesore të asaj përgjigjeje?
  3. Autori shkruan se “ta paraqesësh ungjillin në mënyrë më pak radikale sesa kaq do të thotë që të kërkosh kthime të rreme në besim dhe anëtarësi kishe gjithnjë e më të pakuptimtë”. Cili është ky mesazh “radikal” i ungjillit? Si ndryshon kjo gjë nga mënyra se si paraqitet nganjëherë ungjilli, si një mënyrë që jo të krishterët të jenë më të lumtur dhe të ndihen më mirë për veten e tyre?
  4. Në ç’pozicion është kisha juaj ndaj sfidës së Xhorxh V. Truetit në faqet e mësipërme? Sa e zjarrtë është kisha juaj për të ndarë lajmin e mirë të shpëtimit përmes Krishtit me njerëzit e humbur?