Letra e Romakëve në 45 mesazhe në Twitter!

Nga Gospel Translations Albanian

Versioni më 24 Gusht 2018 20:23 nga Pcain (Diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By Jonathan Parnell
Author Index
More About The Bible
Topic Index
About this resource
English: The Book of Romans in 45 Tweets

© Desiring God

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By Jonathan Parnell About The Bible

Translation by Desiring God

Nga fillimi në fund, Letra e Romakëve ngrihet në misteret e udhëve të Perëndisë dhe shqipton në një mënyrë të pashoqe dhe të qartë ungjillin e Birit të tij.

Xhon Pajpër e ka quajtur këtë “letra më madhështore e shkruar ndonjëherë.” Martin Lloid Xhons tha, “është një deklaratë kolosale dhe e pakrahasueshme e besimit të Krishterë.” J. I. Paker e përshkroi si “kulmi më i lartë i Biblës.” Dhe Martin Luteri, rekomandimi i të cilit shkëlqen më tepër nga të gjithë, shkroi për letrën e Romakëve:

“Për të krishterët ja vlen që jo vetëm që ta dinë fjalë për fjalë, përmendësh, por që të meditojnë rreth saj çdo ditë, si buka e përditshme e shpirtit të tyre. Ajo nuk mund të lexohet apo meditohet kurrë mjaft, dhe sa më tepër të merremi me të aq më e çmuar bëhet, aq më mirë shijon.”

Ne dëshirojmë të shijojmë banketin e kësaj letre. Duam të shijojmë mrekullitë e Jezusit që ajo lartëson. Dëshirojmë të merremi me përmbajtjen e saj gjithnjë e më tepër. Si do të ishte nëse do e zbërthenim mesazhin e Romakëve në kafshata të vogla dhe të përmbledhura? Po sikur t'i kufizonim këto përmbledhje në 140 karaktere? Po sikur këto përmbledhje t'i shërbenim përmes faqes Twitter?

Ja tek është përpjekja jonë: Letra e Romakëve në 45 mesazhe të shkurtra...

Tabela e përmbajtjeve

Romakëve 1

Jezusi Zoti i ringjallur ka caktuar përparimin e ungiillit të tij për hir të emrit të vet në mes të gjitha kombeve (#Romakëve 1:1-7).

Shërbimi ndaj Perëndisë në ungjillin e Birit të tij dhe obligimi ndaj të gjitha popujve, predikimi i ungjillit karakterizohet prej gatishmërisë (#Romakëve 1:8-15).

Ungjilli është fuqia e Perëndisë që rezulton në shpëtim për këto që beson. Këdo që beson (#Romakëve 1:16-17).

Zemërimi i Perëndisë është bërë i njohur kundër padrejtësisë së njeriut – të gjithë ata që rebelojnë karshi Perëndisë për të adhuruar gjërat e krijuara (#Romakëve 1:18-32).

Romakëve 2

Nëse e merr mirësinë e Perëndisë për të qenë dhe refuzon të pendohesh je duke grumbulluar zemërim për veten në ditën e gjykimit (#Romakëve 2:1-11).

Jude i vërtetë është ai që është nga brenda, rrethprerja është në fakt punë zemre, përmes Frymës (#Romakëve 2:12-29).

Romakëve 3

Judenjtë kanë përparësi pasi u janë besuar orakujt e Perëndisë. Mosbesimi i tyre nuk e anullon besnikërinë e Perëndisë (#Romakëve 3:1-8).

Ne të gjithë jemi njëlloj, Judenj dhe jo hebrenj. Jemi mëkatarë. Asnjë nuk është i drejtë, asnjë. Ne nuk mund ta shpëtojmë veten (#Romakëve 3:9-20).

Të gjithë ata që besojnë janë drejtësuar prej dhuratës së Perëndisë përmes Jezusit, i cili duroi zemërimin që ne meritonim. Mburrja jonë përjashtohet (#Romakëve 3:21-31).

Romakëve 4

Abrahami është Shembulli i Parë i besimit. Ai besoi tek ai që drejtëson të paudhin dhe kjo ju numërua për drejtësi (#Romakëve 4:1-12).

Gjithçka varet prej hirit të Perëndisë, jo prej veprave. Drejtësia që ju llogarit Abrahamit na llogaritet edhe ne që besojmë në Jezusin (#Romakëve 4:13-25).

Romakëve 5

Përderisa jemi drejtësuar me anë të një besimi si ai i Abrahamit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht (#Romakëve 5:1-5).

Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që Jezusi vdiq për ne mëkatarët. Nuk ka më zemërim. Jemi të shpëtuar. (#Romakëve 5:6-11).

Jezusi është Adami i Dytë, ai është kreu përmes të cilit hiri mbretëron. Jeta e përjetshme dhe jo vdekja (#Romakëve 5:12-21).

Romakëve 6

Ne nuk kemi më punë me mëkatin. Tani jemi në Jezusin, të bashkuar me të në vdekjen dhe ringjalljen e tij, të vdekur për mëkatin, të gjallë për Perëndinë (#Romakëve 6:1-14).

Paga e mëkatit është vdekja, por dhurata falas e Perëndisë është jeta e përjetshme në Krishtin Jezus, Zotin tonë (#Romakëve 6:15-23).

Romakëve 7

Në Jezusin kemi vdekur për ligjin dhe tani i përkasim Atij, në mënyrë që t'i japim fryt Perëndisë (#Romakëve 7:1-6).

Në mish nuk banon asgjë e mirë! Është rrëmujë. Por faleminderit Perëndisë, i cili më çliron përmes Jezu Krishtit Zotit tim (#Romakëve 7:7-25).

Romakëve 8

Në Jezusin nuk ka asnjë dënim. Në të jemi të lirë prej mëkatit dhe vdekjes, dhe jemi mbushur me Frymën e jetës (#Romakëve 8:1-11).

Fryma e Tij dëshmon për birësimin tonë. Ne jemi fëmijë të Perëndisë. Ne e thërrasim Krijuesin e universit "Abba" (#Romakëve 8:12-17)

Një ditë e gjithë bota do ta dijë se jemi fëmijë të Perëndisë. Gjithçka po bashkëvepron drejt kësaj të mire të përjetshme (#Romakëve 8:18-30).

Me të vërtetë, kush mund të jetë kundër nesh? Përderisa Perëndia e dha Birin e tij për ne, sigurisht që do të na japë të gjitha gjërat bashkë me të (#Romakëve 8:31-34).

Asnjë gjë nuk mund të na ndajë prej dashurisë së Perëndisë në Jezusin. As shtrëngimet, as telashet, as ndonjë gjë që mund të imagjonojmë. Asgjë (#Romakëve 8:35-39).

Romakëve 9

Jo të gjithë Izraelitët etnik janë fëmijë të premtimit. Nuk ka të bëjë me veprat apo privilegjet tona. Ka të bëjë me thirrjen e Perëndisë (#Romakëve 9:1-13).

Perëndia ka mëshirë për atë që do. Kush jemi ne që t'i kthejmë përgjigje Atij? Ai është Perëndia. Ne përulemi prej pasurive të lavdisë së tij (#Romakëve 9:14-33).

Romakëve 10

Drejtësia vjen prej Perëndisë, jo prej nesh. Jezusi është synimi i ligjit për drejtësimin e kujtdo që beson (#Romakëve 10:1-4).

Nuk ka dallim mes njerëzve. Kushdo që thërret emrin e Zotit do të shpëtohet (#Romakëve 10:5-13).

Njerëzit besojnë në Jezusin kur dëgjojnë për të. Ata dëgjojnë kur ai predikohet. Ai predikohet kur dërgohemi (#Romakëve 10:14-21).

Romakëve 11

Perëndia nuk e ka hedhur poshtë popullin e tij. Ka ende një mbetje, të zgjedhur prej hirit (#Romakëve 11:1-10).

Mahnitu që kombet janë shartuar si popull i Perëndisë përmes Jezusit. Dallo mirësinë dhe ashpërsinë e tij (#Romakëve 11:11-24).

Një ngurtësim i pjesshëm i ka ndodhur Izraelit derisa numri i plotë i kombeve të ketë besuar ungjillin (#Romakëve 11:25-32).

Oh, ç'thellësi! Prej Perëndisë, përmes dhe për Perëndinë janë të gjitha gjërat! Atij i qoftë lavdi përjetë! Amen (#Romakëve 11:33-36).

Romakëve 12

Prandaj, ji një sakrificë e gjallë për Perëndinë, duke mos u konformuar me këtë botë, por duke u transformuar përmes ripërtëritjes së mendjes tënde (#Romakëve 12:1-2).

Mendo për veten me një gjykim të shëndoshë. Jo shumë lart, Dhuntitë tona ndryshojnë sipas hirit që Perëndia na ka dhënë (#Romakëve 12:3-8).

Dashuria le të jetë e sinqertë. Urreni të keqen. Ngjituni pas të mirës. Duajeni njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore...(#Romakëve 12:9-21)

Romakëve 13

Asnjë autoritet qeverisës nuk ekziston pa qenë i caktuar prej Perëndisë. Nëse u kundërviheni, i kundërviheni asaj që Perënida ka caktuar (#Romakëve 13:1-7).

Duajeni njëri-tjetrin. Të gjitha urdhërimet horizontale të ligjit përmblidhen – duaje të afërmin porsi veten (#Romakëve 13:8-14).

Romakëve 14

Mos e gjyko ndërgjegjen e tjetrit. Ne i shërbejmë Zotit. Jetojmë apo vdesim, i takojmë atij (#Romakëve 14:1-12).

Mbretëria e Perëndisë nuk ka të bëjë me të ngrënët dhe të pirët, por me drejtësinë, paqen dhe gëzimin në Frymën e Shenjtë (#Romakëve 14:13-23).

Romakëve 15

Dhiata e Vjetër është për udhëzimin tonë, në mënyrë që përmes inkurajimit të saj dhe durimit të mund të kemi shpresë (#Romakëve 15:1-7).

Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo gëzim dhe paqe në besim, që nëpërmjet fuqisë së Frymës të mund të tepëroni në shpresë (#Romakëve 15:8-13).

Është ambicje e shenjtë t'u shërbesh kombeve – dmth, të predikosh Krishtin atje ku ai nuk njihet (#Romakëve 15:14-21).

Pali po shkon në Spanjë, shpreson të vizitojë Romakët në plotësinë e bekimit të Krishtit (#Romakëve 15:22-33).

Romakëve 16

Përshëndetje. Perëndia i paqes shumë shpejt do ta shtypë Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju (#Romakëve 16:1-23).

Të vetmit Perëndi të ditur, atij që ju frocon sipas Jezusit të shtjelluar prej DHV, atij i qoftë lavdia përjetë (#Romakëve 16:25-27).

Amen.