Mosbindja Fatale e Adamit dhe Bindja Triumfuese e Krishtit

Nga Gospel Translations Albanian

Versioni më 15 Mars 2018 20:26 nga Pcain (Diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Shko te:navigacion, kërko

Related resources
More By John Piper
Author Index
More About Imputed & Original Sin
Topic Index
About this resource
English: The Fatal Disobedience of Adam and the Triumphant Obedience of Christ

© Desiring God

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By John Piper About Imputed & Original Sin
Part of the series Spectacular Sins and Their Global Purpose in the Glory of Christ

Translation by Desiring God

Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan; sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj; por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte. Mirëpo hiri nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë. Sa për dhuntinë, nuk ndodhi si për atë një që mëkatoi, sepse gjykimi prodhoi dënimin nga një shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajësimin nga shumë shkelje. Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit. Prandaj, ashtu si për një shkelje të vetme dënimi u shtri mbi të gjithë njerëzit, ashtu edhe me një akt të vetëm drejtësie, hiri u shtri mbi gjithë njerëzit për shfajësimin e jetës. Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të bëhen të drejtë. Por ligji ndërhyri me qëllim që shkelja të teprohej; por aty ku mëkati është i tepruar, hiri është akoma më i tepërt, me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.

Tabela e përmbajtjeve

Jezusi është Suprem

Një nga synimet e kësaj serie është të ngulisim në mendjen tonë faktet që Jezu Krishti është personi më i rëndësishëm në univers dhe jo më i rëndësishëm se Perëndia Atë dhe Perëndia Frymë. Ai është i barabartë me ta në denjësi, bukuri, urtësi, drejtësi, dashuri dhe fuqi. Por ai është më i rëndësishëm se gjithë personat e tjerë, qofshin engjëj apo demonë, mbretër, komandantë, shkencëtarë, artistë, filozofë, sportistë, muzikantë apo aktorë, ata që jetojnë tani, që kanë jetuar apo do të jetojnë ndonjëherë. Jezu Krishti është suprem.

Gjithçka për Jezusin – Edhe Ligësia

Kjo seri ka gjithashtu për qëllim të tregojë që gjithçka që ekziston, përfshirë këtu edhe ligësinë, është caktuar prej një Perëndie pafundësisht të shenjtë dhe të gjithëdijshëm për ta bërë lavdinë e Krishtit të shkëlqejë edhe më fort. Disa prej nesh kanë lexuar këtë javë në Bibël Fjalët e Urta 16:4, “Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.” Perëndia e ka bërë këtë gjë në mënyrën e tij misterioze që ruan përgjegjësinë e të ligut dhe mëkatshmërinë e zemrës së tij. Dy javë të shkuara kemi parë se të gjitha gjërat u bënë përmes Krishtit dhe për Krishtin (Kolosianëve 1:16). Dhe kjo përfshin atë që Pali thotë, “fronet dhe principatat, sundimtarët dhe autoritetet” që u mposhtën prej Krishtit në kryq. Ata u bënë “për ditën e fatkeqësisë.” Në atë ditë fuqia, drejtësia, zemërrimi dhe dashuria e Krishtit u shfaqën. Herët a vonë, çdo rebelim kundër tij merr fund. Merr fund.

Perëndia që Ekziston

Kjo seri ka gjithashtu për synim të themelojë bindjen se Krishtërimi nuk është thjesht një sërë idesh, praktikash dhe ndjenjash të shpikura për mirëqënien tonë psikologjike, qofshin këto të shpikura prej Perëndisë apo prej njeriut. Krishtërimi nuk është ky. Krishtërimi nis me bindjen se Perëndia është një realitet objektiv jashtë nesh. Ne nuk e bëjmë atë çfarë është duke menduar në një mënyrë të caktuar rreth tij. Ashtu si tha edhe Francis Shefer, ai është Perëndia që ekziston. Nuk e bëjmë ne. Ai na bën ne. Nuk vendosim ne si do të jetë ai. Ai vendos sesi do të jemi ne. Ai e krijoi universin dhe ai ka kuptimin që Perëndia i jep, jo kuptimin që i japim ne. Nëse i japim një kuptim të ndryshëm nga i tij, jemi të marrë. Dhe në fund jeta jonë ka për të qenë tragjike. Krishtërimi nuk është lojë, nuk është terapi. Të gjitha doktrinat e tij rrjedhin prej faktit se kush është Perëndia dhe çfarë ka bërë në histori. Ato korrespondojnë me fakte reale. Krishtërimi është shumë më tepër se fakte. Ka besim, shpresë dhe dashuri. Por këto nuk plluskojnë në ajër. Ato rriten si kedra madhështorë në shkëmbin e së vërtetës së Perëndisë.

Arsyeja pse e kam bërë këtë një prej synimeve tona gjatë kësaj serie është për shkak se jam thellësisht i bindur prej Biblës që gëzimi, forca dhe shenjtëria juaj e përjetshme varen nga qëndrueshmëria e kësaj pikëpamjeje që i jep një fibër të fortë shtyllës së besimit tuaj. Pikëpamjet qullashe krijojnë të krishterë qullashë. Të krishterët qullashë nuk do t'u mbijetojnë ditëve që kemi përpara. Emocionalizmi pa rrënjë që e trajton Krishterimin si një mundësi terapie do të humbasë në Ditët e Fundit. Ata që do të mbeten në këmbë do të jenë ata që e kanë ndërtuar shtëpinë e tyre mbi shkëmbin e së vërtetës madhështore dhe objektive të Jezu Krishtit si origjina, qendra dhe synimi i gjithçkaje.

Lavdia e Jezusit e planifikuar në mëkatin e Adamit

Fokusi sot është tek mëkati spektakolar i njeriut të parë, Adamit dhe në mënyrën sesi ai krijoi skenën për kundërveprimin më spektakolar të Jezu Krishtit. Le të kthehemi tek Romakëve 5:12-21. Verën e vitit 2000 kaluam katër javë me këto vargje. Sot fokusi është i ndryshëm nga ajo që kemi parë ato katër javë.

Dëshiroj të fokusohemi në lavdinë e Krishtit si qëllimi kryesor që Perëndia kishte në mendje kur u përgatit dhe lejoi mëkatin e Adamit dhe bashkë me të rënien e gjithë njerëzimit në mëkat. Mbani mend çfarë thashë javën e fundit: Gjithçka që Perëndia lejon e lejon për një arsye. Arsyet e tij janë gjithmonë pafundësisht të urta dhe me qëllim. Ai nuk kishte përse të lejonte që Rënia të ndodhte. Ai mund ta kishte ndaluar, ashtu si mund të kishte ndaluar edhe rënien e Satanit (siç e kemi parë edhe javën e kaluar). Fakti që ai nuk e ndaloi do të thotë që ai ka një arsye, ka një qëllim për këtë gjë. Ai nuk i bën planet përgjatë udhës. Atë që ai e di si të urtë e ka njohur gjithmonë si të tillë. Prandaj, mëkati i Adamit dhe rënia e racës njerëzore bashkë me të në mëkat dhe mjerim nuk e zunë Perëndinë të papërgatitur, kjo është pjesë e planit të tij të madh për të shfaqur plotësinë e lavdisë së Jezu Krishtit.

Një prej mënyrave më të qarta për ta treguar këtë nga Bibla gjë të cilën nuk do ta trajtojmë me detaje tani, është të shohim ato vende ku sakrifica e Krishtit që e mposht mëkatin tregohet se ishte në mendjen e Perëndisë qysh para krijimit të botës. (Për më tepër detaje shihni mesazhin “Vuajtja e Krishtit dhe Sovraniteti i Perëndisë.”) Për shembull Zbulesa 13:8, aty Gjoni shkruan për “emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës.” Prandaj qysh para krijimit të botës ka patur një libër të titulluar “libri i jetës së Qengjit, që ishte vrarë.” Para se bota të krijohej, Perëndia tashmë kishte planifikuar që Biri i tij do të therrej si një Qengj për të shpëtuar të gjithë ata që janë shkruar në libër. Ne mund të shkojmë tek tekste të tjera të panumërta si ky (Efesianëve 1:4-5, 2 Timoteu 1:9, Titi 1:1-2, 1 Pjetri 1:20) për të parë pikëpamjen biblike që vuajtjet dhe vdekja e Krishtit për mëkatin nuk u planifikuan pas mëkatit të Adamit por përpara tij. Prandaj, kur ndodhi mëkati i Adamit, Perëndia nuk u suprizua prej tij, por tashmë e ka bërë pjesë të planit të tij, domethënë një plan për të shfaqur durimin, hirin, drejtësinë dhe zemërrimin e tij të mahnitshëm në historinë e shpengimit dhe pastaj në kulmin e saj të zbulonte madhështinë e Birit të tij, Adamit të dytë i cili është superior në çdo aspekt ndaj Adamit të parë.

Prandaj shohim Romakëve 5:12-21, këtë herë duke patur në mendje që mëkati spektakolar i Adamit nuk i pengoi qëllimet e Perëndisë për lartësimin e Krishtit, por në fakt u shërbeu atyre. Ja sesi i shohim këto vargje. Aty ka pesë referenca të drejtpërdrejta për Krishtin. Një prej tyre tregon mënyrën sesi Pali mendonte rreth Krishtit dhe Adamit. Dhe katër të tjerat tregojnë sesi Krishti është më i madh se Adami. Dy prej tyre janë aq të ngjashme saqë do t'i sjellim së bashku. Që do të thotë se do të shohim tre aspekte të superioritetit të Krishtit.

Jezusi, “Ai që duhej të vinte”

Së pari le të shohim mënyrën sesi vargu 14 i referohet Krishtit. Lexoni vargjet 12-13 për kontekst: “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan; sepse, derisa u shpall ligji, mëkati ekzistonte në botë; por mëkati nuk numërohet nëse nuk ka ligj; por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.” Ja tek keni referencën për Krishtin, “atij që duhej të vinte”.

Vargu 14 prezanton mënyrën sesi Pali mendon në pjesën tjetër të këtij pasazhi. Adami quhet “figurë” e atij që duhej të vinte, pra një tip i Krishtit. Më së pari vini re gjënë më të dukshme, Krishti “duhej të vinte.” Qysh nga fillimi, Krishti ishte “ai që duhej të vinte.” Pali tregon që Krishti nuk ishte një mendim dytësor. Pali nuk thotë se Krishti u ideua si kopje e Adamit. Ai thotë që Adami ishte figurë për Krishtin. Perëndia e trajtoi Adamin në një mënyrë që do ta bënte atë një tip për mënyrën sesi ai planifikoi për të lavdëruar Birin e tij. Një tip është hija e diçkaje që do të vijë më vonë, e cila do të jetë si tipi por edhe më e madhe. Kështu Perëndia e trajtoi Adamin në një mënyrë që do ta bënte atë një tip të Krishtit.

Tani vini re më nga afër, në rrjedhën e mendimit të tij Pali zgjedh të thotë që Adami është një tip i Krishtit. Vargu 14, “ por vdekja mbretëroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata që nuk kishin mëkatuar me një shkelje të ngjashme nga ajo e Adamit, që është figura e atij që duhej të vinte.” Ai zgjedh të na thotë se Adami ishte tip i Krishtit menjëherë pasi ka thënë që edhe njerëzit që nuk mëkatuan në të njëjtën mënyrë si ai ende morën ndëshkimin që Adami mori. Pse tamam në këtë moment Pali thotë që Adami ishte një tip i Krishtit?

Jezusi, Kreu ynë përfaqësues

Për shkak se ajo që sapo ka thënë prek tamam thelbin e faktit si Krishti dhe Adami janë të ngjashëm dhe të ndryshëm. Ja ku është paraleli: Njerëzit shkelja e të cilëve nuk ishte si ajo e Adamit vdiqën si Adami. Pse? Për shkak se ata ishin të lidhur me Adamin. Ai ishte kreu përfaqësues i njerëzimit të tyre dhe mëkati i tij llogaritet si mëkat i tyre për shkak të lidhjes së tyre me të. Ky është thelbi pse Adami quhet figurë e Krishtit, për shkak se bindja jonë nuk është si bindja e Krishtit e megjithatë kemi jetë të përjetshme me Krishtin. Pse? Për shkak se jemi të lidhur me Krishtin përmes besimit. Ai është kreu përfaqësues i njerëzimit të ri dhe drejtësia e tij llogaritet si drejtësia jonë për shkak të lidhjes tonë me të (krahaso me Romakëve 6:5).

Paraleli i nënkuptuar kur Adami quhet figurë e Krishtit:

Adami > Mëkati i Adamit > njerëzimi i dënuar në të > vdekje e përjetshme > Krishti > drejtësia e Krishtit > njerëzimi i ri i shfajësuar në të > jetë e përjetshme

Pjesa tjetër e vargjeve shtjelloj sa më i madh është Krishti dhe vepra e tij shpëtuese se Adami dhe vepra e tij shkatërruese. Mbani mend atë që thashë në fillim. Ajo që po shohim këtu është zbulesa prej Perëndisë e realiteteve që e përcaktojnë botë në të cilën jeton çdo person mbi këtë planet. Kushdo në këtë planet përfshihet në këtë tekst për shkak se Adami ishte atij i të gjithëve. Prandaj, çdo person që takoni në Amerikë apo në çdo vend tjetër, nga çdo etni përballet me atë për të cilën po flet ky tekst. Vdekje në Adamin ose jetë në Krishtin. Ky është një tekst global. Kjo të mos ju shpëtojë. Ky është realiteti përcaktues për çdo person që do të takoni ndonjëherë. Botëkuptimet e dobëta prodhojnë të krishterë të dobët. Ky nuk është një botëkuptim i dobët. Ai mbulon gjithë historinë dhe gjithë botën. Ai ndikon thellë çdo person në këtë botë dhe çdo titull në internet.

Kremtimi i Superioritetit të Jezusit

Tani le të shohim tri mënyra në të cilat Pali kremton superioritetin e Krishtit dhe veprës së tij mbi Adamin dhe veprën e tij. Ato mund të përmblidhen me tri fraza: 1) bollëku i hirit, 2) përsosmëria e bindjes, 3) mbretërimi i jetës.

1) Bollëku i Hirit

Së pari, vargu 15 dhe bollëku i hirit. “Mirëpo hiri [d.m.th dhurata falas e drejtësisë, v 17) nuk është si shkelja; nëse në fakt për shkak të shkeljes së një njeriu të vetëm vdiqën shumë, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit e një njeriu, Jezu Krishtit, i teproi për shumë të tjerë.” Ideja këtu është që hiri i Perëndisë është më i fuqishëm se shkelja e Adamit. Këtë duan të thonë fjalët “shumë më tepër hiri i Perëndisë... tepëroi për shumë të tjerë.” Nëse shkelja e njeriut solli vdekje, sa më tepër jetë do të sjellë hiri i Perëndisë.

Por Pali është më specifik se kaq. Hiri i Perëndisë është në mënyrë të veçantë, “hiri i një njeriu, Jezu Krishtit, i tepëroi për shumë të tjerë.” Këtu nuk kemi dy lloje të ndryshme hiri. “Hiri i atij njeriu, Jezu Krishtit” është mishërimi i hirit të Perëndisë. Kjo është mënyra si Pali flet rreth tij, për shembull, tek Titi 2:11 thotë, “Sepse hiri shpëtues [që shfaqet në Jezusin] i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve.” Dhe tek 2 Timoteu 1:9, “sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve.” Prandaj hiri që është në Jezusin është hiri i Perëndisë.

Ky hir është hir sovran. Ai mposht gjithçka që i del përpara. Pas pak do të shohim që ky hir ka fuqinë e mbretit të universit. Ai është një hir që mbretëron. Ky është kremtimi i parë i superioritetit të Krishtit mbi Adamin. Kur shkelja e një njeriu Adamit dhe hiri i një njeriu Jezu Krishtit përballen, Adami dhe shkelja e tij dalin të humbur. Krishti dhe hiri fitojnë. Ky është lajm shumë i mirë për ata që i përkasin Krishtit.

2) Përsosmëria e Bindjes

Së dyti, Pali kremton mënyrën sesi hiri i Krishtit e mund shkeljen dhe vdekjen e Adamit, dhe kjo është përsosmëria e bindjes së Krishtit. Vargu 19 thotë, “Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm [d.m.th Adami] të shumtët u bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi [d.m.th Krishti] të shumtët do të bëhen të drejtë.” Kështu pra, hiri i një të vetmi, Jezu Krishtit, e mban larg mëkatit - e mban të bindur deri në vdekje madje vdekje të kryqit (Filipianëve 2:8), prandaj ai i ofron Atit bindje të plotë dhe pa të meta për llogari të atyre që janë të lidhur me të përmes besimit. Adami dështoi në bindjen e tij. Krishti ia doli në mënyrë të përsosur. Adami ishte burimi i mëkatit dhe vdekjes. Krishti ishte burimi i bindjes dhe jetës.

Krishti është si Adami, i cili ishte një tip i Krishtit, që të dy janë krerë përfaqësues për një njerëzim të vjetër dhe një të ri. Perëndia ia llogarit dështimin e Adamit njerëzimit të tij të vjetër dhe suksesin e Krishtit njerëzimit të tij të ri, për shkak të mënyrës sesi këto dy njerëzime janë të bashkuara me krerët e tyre respektivë. Superioriteti i madh i Krishtit është që jo vetëm ia doli të bindej në mënyrë të përsosur, por e bëri këtë në një mënyrë që miliona njerëz të llogariten të drejtë për shkak të bindjes së tij. Mos je llogaritur vetëm në Adamin? Mos je vallë pjesë vetëm e njerzimit të parë që po shkon drejt vdekjes? Apo je gjithashtu i lidhur me Krishtin, dhe pjesë e njerëzimit të ri që po shkon drejt jetës së përjetshme?

3) Mbretërimi i Jetës

Së treti, Pali kremton jo vetëm bollëkun e hirit të Krishtit dhe bindjen e përsosur të tij, por më në fund ai kremton mbretërimin e jetës. Hiri na udhëheq përmes bindjes së Krishtit në triumfin e jetës së përjetshme. Vargu 21, “ashtu si mëkati ka mbretëruar te vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.” Hiri mbretëron përmes drejtësisë (d.m.th përmes drejtësisë së përsosur të Krishtit) drejt kulmit të madh të jetës së përjetshme dhe e gjitha kjo është “nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.”

Ose, edhe një herë në vargun 17, kemi të njëjtin mesazh, “Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishti.” I njëjti model. Hiri përmes dhuratës falas të drejtësisë na çon tek triumfi i jetës dhe e gjitha kjo nëpërmjet Jezu Krishtit.

Përmenda më sipër që hiri i Perëndisë në Krishtin të cilin Pali e përmend në këto vargje është hir sovran. Ja se ku e dalloni këtë, domethënë në fjalën mbretëron. Vdekja ka një lloj sovraniteti mbi njerëzit dhe mbretëron mbi ta. Të gjithë vdesin. Por hiri e mposht mëkatin dhe vdekjen. Ai mbretëron në jetë madje edhe mbi ata që dikur ishin të vdekur. Ky është hiri sovran.

Bindja spektakolare e Jezusit

Kjo është lavdia e madhe e Krishtit, ai ja kalon në mënyrë të jashtëzakonshme njeriut të parë Adamit. Mëkati spektakolar i Adamit nuk është aq i madh sa hiri dhe bindja spektakolare e Krishtit dhe dhurata e jetës së përjetshme. Në të vërtetë, plani i Perëndisë qysh nga fillimi, në drejtësinë e tij të përsosur, ishte që Adami, si kreu përfaqësues i njerëzimi, të ishte një tip i Krishtit kreut përfaqësues të njerëzimit të ri. Plani i tij ishte që përmes këtij krahasimi dhe kontrasti, lavdia e Krishtit të mund të shkëlqente edhe më fort.

Vargu 17 ju përball me këtë çështje në mënyrë shumë personale dhe urgjente. Ku qëndron ti? “Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.” Vini re fjalët me shumë kujdes dhe personalisht, “ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë.”

Fjalë të çmuara për mëkatarët

Këto janë fjalë të çmuara për mëkatarët: Hiri është falas, dhurata është falas, drejtësia e Krishtit është falas. A do ta pranosh si shpersën dhe thesarin e jetës tënde? Nëse e bën, “do të mbretërosh në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishti.” Pranoje tani. Jep dëshmi për këtë gjë në pagëzim. Dhe bëhu një gjymtyrë e gjallë e popullit të Krishtit.