Fjala u bë mish

Nga Gospel Translations Albanian

(Ndryshime midis versioneve)
Shko te:navigacion, kërko
(Faqe e re: {{info|The Word Was Made Flesh}} Gjoni 1:1-18 > Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. 2 Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. 3...)
v (Mbrojti Fjala u bë mish ([edit=sysop] (i pacaktuar) [move=sysop] (i pacaktuar)))
 

Versioni momental që nga 16 Maj 2017 20:48

Related resources
More By John Piper
Author Index
More About The Incarnation
Topic Index
About this resource
English: The Word Was Made Flesh

© Desiring God

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).
How You Can Help
If you speak English well, you can volunteer with us as a translator.

Learn more (English).

By John Piper About The Incarnation

Translation by Desiring God

Gjoni 1:1-18

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. 2 Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. 3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë. 4 Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. 5 Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi. 6 Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon. 7 Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij; 8 ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën. 9 Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë. 10 Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. 11 Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, 12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, 13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia. 14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë. 15 Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje". 16 Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir. 17 Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit. 18 Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur.

Në pranverën e vitit 1974 po përfundoja studimet e mia në Gjermani. Profesori im kryesor kishte vdekur dhe për ta zëvendësuar atë në një prej kurseve, erdhi nga Bazeli në Mynih një studiues shumë i mirë i Dhjatës së re i cili quhej Oskar Kullman për të dhënë mësim rreth Ungjillit sipas Gjonit. Trembëdhjetë javët e para të simestrit 18 javor siç më kujtohet patëm mundësi të mbaronim studimin e 14 vargjeve të para të librit të Gjonit. Kaq të pasura janë këto vargje.

Një mesazh Krishtlindjeje me të vërteta të veçanta rreth Krishtit

Prandaj kam zgjedhur këtë tekst me frikë dhe drojë që të kem mundësi ta trajtoj si duhet në një predikim të vetëm. Këtë pjesë e zgjodha për dy arsye. E para është që kjo është një pjesë shumë e mirë për Krishtlindje. Vargu kyç që e tregon këtë orientim ndaj Krishtlindjes është vargu 14, “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne.” Ky është kuptimi i Krishtlindjes. Perëndia ka ardhur në botë, lindi nga një e virgjër, në personin e Jezu Krishtit. Arsyeja e dytë pse kam zgjedhur këtë tekst është për shkak se është kaq plot me të vërteta të veçanta rreth Jezu Krishtit të cilat kemi shumë nevojë t'i dimë dhe t'i përqafojmë.

Kjo në mënyrë të veçantë është e rëndësishme sot për shkak se ashtu si thashë edhe javën e kaluar gjatë mirëseardhjes, edhe fetë e mëdha jo të krishtera të botës po flasin sikur e vlerësojnë, nderojnë dhe në një farë kuptimi besojnë në Jezusin. Gjatë këtyre ditëve këtë e dëgjoni në mënyrë të veçantë nga udhëheqës Muslimanë që duan të vënë në dukje faktin se ata madje e nderojnë Jezusin edhe më tepër se ne për shkak se nuk mendojnë se Perëndia do ta lejonte të vuante një vdekje kaq të turpshme si një kriminel në kryq. Prandaj është kritike që të krishterët ta njohin shumë mirë Jezu Krishtin dhe të mund të bëjnë dallimin mes Krishtit të Biblës dhe Krishtit që fetë e tjera pretendojnë të nderojnë.

Prandaj ajo që dëshiroj të bëj me këtë paragraf madhështor rreth Jezu Krishtit, i shkruar prej atij që e njohu atë më nga afër se kushdo tjetër ndërsa ishte mbi tokë, nga apostulli Gjon, është të vë në dukje, të shpjegoj dhe të përdëllehem për pesë të vërteta në lidhje me Fjalën që u bë mish dhe pastaj të krahasoj dy reagime jashtëzakonisht të ndryshme që mund t'i jepni atij këtë mëngjes. Synimi im është që të mund ta shihni atë si ç'është në të vërtetë dhe të shtyheni për ta pranuar Atë si Zotin dhe Perëndinë tuaj, si Thesarin tuaj të pamasë. Nëse tashmë e keni pranuar Atë, lutem që do ta përqafoni atë, ta çmoni dhe të gëzoheni në të, ta ndiqni dhe ta reflektoni më tepër nga sa keni bërë deri tani.

Prandaj le të fillojmë me pesë të vërtetat rreth “Fjalës që u bë mish” në këtë pjesë.

Emri i Fjalës që u bë mish në tokë është Jezu Krishti

Vargu 17, “Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.”

“Jezus” ishte emri që engjëlli i tha Jozefit t'ia vendoste fëmijës dhe do të thotë “shpëtimtar”. “Një engjëll i Zotit iu shfaq në një ëndërr dhe i tha, 'Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.”

“Krisht” ishte titulli që i referohej mbretit të shumëpritur të Judenjve i cili do t'i jepte popullit fitore dhe do të qeveriste mbarë botën. Kur Andrea i tha të vëllait të vet Pjetrit se kishte takuar Jezusin ai i tha (tek Gjoni 1:41), “E gjetëm Mesian [këtu Gjoni shton] që përkthyer do të thotë Krishti.”

Prandaj personi për të cilin po flasim në këto vargje në Bibël dhe përreth botës njihet si “Jezu Krishti”. Secili prej emrave mbart një kuptim të jashtëzakonshëm. Ai është Shpëtimtar dhe Mbret.

Fjala që u bë mish ekzistonte si Perëndi dhe me Perëndinë para se të lindte si njeri në tokë

Vargu 1, “Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi.”

Gjithmonë ka patur grupe sektariane që i kanë rezistuar misterit që përcillet në këto dy fraza, “Fjala ishte me Perëndinë” dhe “Fjala ishte Perëndi.” Ata thonë, në robërinë e tyre ndaj thjesht një konceptimi njerëzor, nuk mund të qëndrojnë të dyja. Ose ai është Perëndi ose ishte me Perëndinë. Nëse ishte me Perëndinë, nuk ishte Perëndi. Dhe nëse ishte Perëndi, nuk ishte me Perëndinë. Prandaj për t'i shpëtuar të vërtetës së këtyre dy fjalive, nganjëherë e ndryshojnë përkthimin (ashtu si bëjnë Dëshmitarët e Jehovait) dhe pastaj thuhet, “Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte një perëndi.” Por ka arsye të mira gramatike si dhe të kontekstit nga pjesë të tjera të Ungjillit të Gjonit dhe libra të tjerë të Biblës për faktin pse Kisha e Krishterë nuk i ka pranuar kurrë mësime të tilla si të vërteta dhe ortodokse.

Ajo që mëson vargu një është që ai të cilin e njohim si Jezu Krishti, para se të bëhej mish, ishte Perëndi dhe Ati ishte gjithashtu Perëndi. Ka dy persona dhe një Perëndi. Kjo është pjesë e së vërtetës të cilën e njohim si Trinia. Kjo është arsyeja pse adhurojmë Jezu Krishtin dhe themi bashkë me Thomain te Gjoni 20:28, “Zoti im dhe Perëndia im.”

Para se ai të bëhej mish, Gjoni e quan atë “Fjala”

Gjoni 1:1, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi.”

Pse u quajt ai “Fjala”? Një mënyrë për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje është të mendojmë se çfarë mund të ishte quajtur dhe pse kjo nuk do të mjaftonte në lidhje me “Fjalën.” Për shembull, ai mund të ishte quajtur “Vepra”, “Në fillim ishte vepra dhe vepra ishte me Perëndinë dhe vepra ishte Perëndi.” Një prej ndryshimeve mes një vepre dhe Fjalës është që një vepër është më e papërcaktuar. Nëse mendojmë që nganjëherë fjalët tona janë nganjëherë të paqarta dhe u nënshtrohen interpretimeve të ndryshme, veprat tona janë shumë herë më të paqarta dhe të papërcaktuara. Kjo është arsyeja pse kaq shpesh shpjegohemi me fjalë. Fjalët kapin kuptimin e asaj që bëjmë në mënyrë më të qartë se vetë veprat. Perëndia bëri shumë vepra të fuqishme në histori, por ai i dha një përparësi të caktuar Fjalës. Një prej arsyeve mendoj se është që ai i jep një vlerë të lartë qartësisë dhe komunikimit.

Një shembull tjetër është që Gjoni mund ta kishte quajtur Jezusin “Mendimi”. “Në fillim ishte Mendimi dhe Mendimi ishte me Perëndinë dhe Mendimi ishte Perëndi.” Por një prej ndryshimeve mes një mendimi dhe një fjale është që një fjalë përgjithësisht pikturohet që del prej atij që mendon me qëllim që të themelojë komunikim. Mendoj se Gjoni dëshironte ta imagjinojnë Birin e Perëndisë si ngazëllues si për hir të komunikimit mes tij dhe Atit ashtu edhe për hir të shfaqjes së tij në histori si komunikimi i Perëndisë me ne.

Një shembull i tretë është që Gjoni mund ta kishte quajtur Jezusin “Ndjenja”. “Në fillim ishte Ndjenja dhe Ndjenja ishte me Perëndinë dhe Ndjenja ishte Perëndi.” Por sërish, do thosha, ndjenjat nuk përcjellin ndonjë koncept, synim apo kuptim të qartë. Ndjenjat ashtu si veprat janë të papërcaktuara dhe duhen shpjeguar me fjalë. Prandaj më duket që të quajturit e Jezusit “Fjala” është mënyra e Gjonit për të theksuar faktin që vetë ekzistenca e Birit të Perëndisë është për hir të komunikimit. Së pari dhe më së shumti ai ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë qysh nga përjetësia për hir të komunikimit me Atin. Së dyti, por pafundësisht e rëndësishme për ne, Biri i Perëndisë u bë komunikimi hyjnor për ne. Dikush mund të thotë, si përmbledhje që të quajturit e Jezusit “Fjala” nënkupton që ai është “Perëndia-Duke Shprehur-Veten.”

Gjithë sa nuk është Perëndi u krijua përmes Fjalës

Gjoni 1:3, “Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.”

Ka të paktën dy arsye që Gjoni e thotë këtë rreth Fjalës në këtë pikë. Një është që thekson faktin se ai është Perëndi. Kur ne mendojmë për Perëndinë, mendojmë menjëherë për Krijuesin. Perëndia është origjina dhe shpjegimi i gjithçkaje që ekziston me përjashtim të Perëndisë. Prandaj kur Gjoni thotë “Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” do të thotë që ai është Perëndi dhe nuk është i krijuar.

Arsyeja tjetër del në vargun 10, “Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.” Ideja këtu duket se thekson seriozitetin e verbërisë fajtore të botës dhe madhësinë e ligësisë së botës në mohimin e Jezusit. Ai vjen tek ne si Krijuesi ynë dhe bota prapë nuk e pranon.

Çfarë kemi parë pra deri tani për Fjalën që u bë mish? 1) Ai është Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Mbreti i vajosur. 2) Ai është Perëndi, personi i dytë i Trinitetit. 3) Ai është Fjala – Perëndia-në-komunikim, Perëndia-Duke Shprehur-Veten. 4) Ai është Krijuesi i të gjitha gjërave.

Fjala që u bë mish ka jetë në vetvete, dhe ajo jetë bëhet drita e njerëzve

Gjoni 1:4, “Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.”

Gjithë jeta e ka origjinën tek Fjala. Kjo është e dukshme për shkak se ashtu si e kemi parë tashmë, ai është Krijuesi i të gjitha gjërave. Por këtu ka të ngjarë që fokusi të jetë tek jeta frymërore. Me fjalë të tjera, ka dy probleme gjigande me të cilat përballemi ne si njerëz, ne jemi të vdekur nga ana frymërore dhe si rrjedhim të verbër nga ana frymërore. Gjoni po thotë këtu se, Jezusi është kura për të dyja këto probleme, Ai ka jetën që na nevojitet, dhe kjo jetë bëhet drita për të cilën kemi nevojë.

Gjoni 5:21 thotë, “Biri i jep jetën kujtdo që do.” Me fjalë të tjera, ai bën për ne nga ana frymërore atë që bëri për Llazarin kur qëndroi para varrit të tij dhe i thirri të vdekurit, “Llazar dil jashtë” (Gjoni 11:43).

Si lidhet jeta që jepet prej Jezusit me këtë dritë? Në dy mënyra. E para është që na aftëson të shohim. Kur të vdekurve u jepet jetë ata shohin. Apo nëse e ndryshojmë imazhin, kur lind shikon. Kështu është edhe nga ana frymërore. Jezusi i tha Nikodemit, “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” (Gjoni 3:3). Prandaj së pari Jezusi jep jetë dhe pastaj ajo jetë bëhet dritë, aftësi për të parë realitetin frymëror.

Mënyra tjetër si jeta që jep Jezusi lidhet me dritën nuk është që të aftëson të shohësh, por që Jezusi vetë është Drita që shihet. Në fund të fundit ne jemi të verbër, ndërsa jemi jobesimtarë? Ne jemi të verbër për të vërtetën, bukurinë dhe vlerën e Jezusit. Prandaj kur Gjoni thotë, “Në të ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve,” ai ndoshta do të thotë që Jezu Krishti, Fjala që u bë mish është në të njëjtën kohë fuqia për të parë shkëlqimin frymëror dhe shkëlqimi frymëror që shohim.

Këtë thotë vargu 14, “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” Kjo është ajo për të cilën Jezusi u lut tek Gjoni 17:24, “O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time.” Këtë gjë ai e pretendoi për veten kur tha dy herë, “Unë jam drita e botës” (Gjoni 8:12, 9:5). Prandaj Fjala që u bë mish ka jetë në vetvete dhe kjo jetë bëhet drita e njerëzve. Ai është fuqia për të parë dhe shkëlqimi që shohim.

Për ta përmbledhur, cilat janë pesë të vërtetat që kemi parë për Fjalën që u bë mish?

1. Pasi u bë mish ai është Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe mbreti i të gjithëve i vajosur prej Perëndisë.

2. Ai është Perëndi: Ai ishte me Perëndinë dhe është Perëndi.

3. Ai u quajt Fjala, Perëndia në komunikim, Perëndia-Duke Shprehur-Veten.

4. Ai është Krijuesi, të gjitha gjërat u bënë përmes tij por ai vetë nuk u krijua.

5. Ai është jetë dhe Dritë, fuqia e gjall për të parë dhe shkëlqimi që shohim, i cili kënaq plotësisht.

Përfundimisht, cilat janë reagimet që mund t'i jepni të gjithë kësaj zbulese rreth Jezu Krishtit, Fjalës që u bë mish?

Një reagim: Nuk e njoh Atë dhe nuk e pranoj

Një reagim përshkruhet në vargjet 10-11, “Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan.” Ju mund ta dëgjoni këtë dhe të thoni, “Nuk e njoh atë dhe nuk e pranoj.” Kjo është një gjë shumë e frikshme për t'u thënë për Krijuesin, Jetën dhe Dritën tuaj. Të paktën ju përgjërohem, mos e thoni kollaj këtë gjë në këtë Krishtlindje.

Një reagim tjetër: Unë e njoh Atë dhe e pranoj

Reagimi tjetër gjendet tek vargjet 12-13, “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” Ky është reagimi për të cilin lutem këtë mëngjes. Pranojeni këtë Fjalë madhështore që u bë mish. Pranojeni si Shpëtimtarin, si Mbretin, si Perëndinë, si Fjalën, si Krijuesin, si Jetën dhe Dritën tuaj. Dhe gjithë sa Perëndia është për ju në të! Krishtlindja është sikur Perëndia të dërgonte Birin e tij në botë për të gjetur gjithë Bin Ladenët e botës, të fshehur në shpellat e errësirës dhe vdekjes. Në vend që të hyjë me flakëhedhës, më së pari ai qëndron tek hyrja e shpellës dhe thotë, “Eja në dritë sepse unë vdiqa në kryq për mëkatarët, nëse më pranon si Perëndinë, si Zëvendësuesin dhe Thesarin tënd, vdekja ime vlen për tënden dhe drejtësia ime numërohet si jotja, kështu do të kesh jetën e përjetëshme.”