6 Aspektet e Përulësisë
Nga Gospel Translations Albanian
Besi (Diskuto | kontribute) |
Pcain (Diskuto | kontribute) |
||
(Një redaktim ndërmjet nuk është treguar.) | |||
Rreshti 43: | Rreshti 43: | ||
''5. Përulësia e di që është e gabueshme, dhe kështu që e konsideron kriticizmin dhe mëson nga ai; por gjithashtu e di se Perëndia ka dhënë bindjen njerëore dhe që ai na thërret për të bindur të tjerët.'' | ''5. Përulësia e di që është e gabueshme, dhe kështu që e konsideron kriticizmin dhe mëson nga ai; por gjithashtu e di se Perëndia ka dhënë bindjen njerëore dhe që ai na thërret për të bindur të tjerët.'' | ||
- | Sepse tani, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. (1 Korintasit 13:12) | + | Sepse tani, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. (1 Korintasit 13:12) |
Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. (Fjalët e Urta 12:15) | Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. (Fjalët e Urta 12:15) | ||
Rreshti 51: | Rreshti 51: | ||
''6. Përulësia është të besosh në zemër dhe të rrëfesh me gojë që jeta jonë është si një avull, dhe që Perëndia vendos kur do të vdesim, dhe që Ai drejton të gjitha arritjet tona.'' | ''6. Përulësia është të besosh në zemër dhe të rrëfesh me gojë që jeta jonë është si një avull, dhe që Perëndia vendos kur do të vdesim, dhe që Ai drejton të gjitha arritjet tona.'' | ||
- | Ejani tani, ju që thoni: "Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë", ju që nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta juaj? Éshtë avull, në fakt, që duket për pak, dhe pastaj zhduket. Në vend që të thoni: "Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë". Por tani, mburreni në fodullëkun tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. (Jakobi 4:13-16) | + | Ejani tani, ju që thoni: "Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë", ju që nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta juaj? Éshtë avull, në fakt, që duket për pak, dhe pastaj zhduket. Në vend që të thoni: "Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë". Por tani, mburreni në fodullëkun tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. (Jakobi 4:13-16) |
<br> | <br> |
Versioni momental që nga 4 Nëntor 2014 14:11
By John Piper About Humility
Translation by Bestar Flamuraj
You can help us improve by reviewing this translation for accuracy. Learn more (English).
Nëse pwrulësia nuk është një pajtim me relativizmin dhe nuk është skepticizëm sofomorik, atëhere çfarë është? Kjo është e rëndësishme, pasi Bibla thotë, “Perëndia i kundërshton mëndjemëdhenjtë, por u jep hir të përulurve” (1 Pjetri 5:5), dhe “Kushdo që e larton veten do të ulet, dhe kush e përul veten do të lartësohet” (Lluka 14:11). Perëndia na ka thënë të paktën gjashtë gjëra në lidhje me përulësinë.
1. Përulësia fillon me një ndjenjë të nënshtrimit ndaj Perëndisë në Krishtin.
Dishepulli nuk është mbi mësuesin, as shërbëtori mbi të zotin. (Mateu 10:24)
Përuluni, pra, nën dorën e pushtetshme të Perëndisë. (1 Pjetri 5:6)
2. Përulësia nuk e ndjen atë të drejtën për një trajtim më të mirë se ai që mori Jezusi.
Nëse zotërinë e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
(Mateu 10:25)
Prandaj përulësia nuk e kthen të keqen me të keqen. Nuk është një jetë e bazuar në të drejtat e saj të përceptuara.
Edhe Krishti vuajti për ne, duke na lënë një shembull, që të ndiqni gjurmët e tij.... Kur e fyenin, nuk e
kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po ia dorëzoi atij që gjykon drejtësisht.
(1 Pjetri 2:21-23)
3. Përulësia pohon të vërtetën jo për të mbështetur egon me anë të kontrollit dhe me triumfet në debat, por si shërbim ndaj Krishtit dhe dashurisë për kundërshtarin.
Dashuria gëzohet me të vërtetën, (1 Korintasit 13:6)
Atë që unë [Jezusi] ju them në errësirë, e thoni në dritë;. . . . Mos kini frikë. (Mateu 10:27-28)
Sepse ne nuk shpallim veten tonë, por Krishtin Jezus, Zotin, ndërsa veten tonë shërbëtorët tuaj për
hir të Jezu Krishtit, (2 Korintasit 4:5)
4. Përulësia e di se është e varur nga hiri për të gjithë njohurinë dhe besimin.
Sepse ç’të dallon nga tjetri? Çfarë ke që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse mburresh sikur
nuk e ke marrë? (1 Korintasit 4:7)
Pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. (Jakobi 1:21)
5. Përulësia e di që është e gabueshme, dhe kështu që e konsideron kriticizmin dhe mëson nga ai; por gjithashtu e di se Perëndia ka dhënë bindjen njerëore dhe që ai na thërret për të bindur të tjerët.
Sepse tani, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. (1 Korintasit 13:12)
Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë. (Fjalët e Urta 12:15)
Duke e ditur, pra, frikën e Zotit, ne bindim njerëzit. (2 Korintasit 5:11)
6. Përulësia është të besosh në zemër dhe të rrëfesh me gojë që jeta jonë është si një avull, dhe që Perëndia vendos kur do të vdesim, dhe që Ai drejton të gjitha arritjet tona.
Ejani tani, ju që thoni: "Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë", ju që nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta juaj? Éshtë avull, në fakt, që duket për pak, dhe pastaj zhduket. Në vend që të thoni: "Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë". Por tani, mburreni në fodullëkun tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. (Jakobi 4:13-16)